Ari iu afruar shumë Mozës

April 16, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

arjonsoriper-moza-ari-big-brother-albania-214/04/09 12:08

Arjoni dhe Sori, pasi janë zgjuar, shkojnë për të pirë kafen në kopësht. Një prej bisedave të tyre është ajo në lidhje me Arin dhe Mozën. Sori thotë se ka krijuar një përshtypje se Ari ka për t’ia dalë mbanë të bëjë Mozën për vete, duke treguar se natën e mbrëmshme ai i ishte afruar shumë asaj. Arjoni e pyet për sigurinë e asaj që ai i thotë dhe më pas i propozon Sorit një bast ku ai thotë se Ari nuk ka për ta kapur Mozën, të kundërtën e asaj që mendon Sori. Arjoni shprehet me siguri të plotë se përderisa ai nuk arriti të krijonte një raport me të, as Ari nuk ka për të arritur gjë. Sipas tij, Moza është një lojtare dhe po luan lojën e saj sepse ka filluar të ndjejë rrezikun dhe tani për tani, i intereson që ta luajë këtë rol. Edhe Sori e pranon se Moza di të luajë, por ai mendon se edhe Ari është shumë i shkathët dhe mund të ndodhë ndonjë gjë. Arjoni shprehet se tek vajzat si Moza, që nuk kanë patur ndonjë lidhje më parë me djem, është edhe më e vështirë që të ndodhë dicka.