Adelajda : Puthja e zyshes, provë jave

April 17, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adi-per-puthjen-e-adeles-big-brother-albania-215/04/09 02:52

Adi, Juna, Bjordi, Ari, Qetsori dhe Adelajda janë mbledhur në dhomën e gjumit, duke biseduar e duke shkëmbyer batuta me njëri-tjetrin. Ndërkohë, Ari dhe Eltoni e kishin lidhur Adin me litar dhe mundoheshin ta tërhiqnin. Më pas e kanë lidhur këmbën e tij me të Bjordit. Banorët kanë vazhduar shakatë e tyre, Ari dhe Adi, duke përdorur mikrofonat kanë bërë sikur flisnin në telefon. Më pas Adi ka thënë një shprehje që i ka bërë të gjithë të qeshin me lotë e Adelën të ulet përtokë nga të qeshurat: “Kjo puthja jote o zyshe, ka për të na u bërë provë jave!”