Ulqini dhe Shkodra: “Jo” ndërtimit të centralit bërthamor

April 19, 2009   | Lajmet / Vijesti

posterat-kunder-centralit-nuklear1Lajmi se në Shkodër do të ndërtohet një central bërthamor, i bërë publik vetëm pak ditë më parë, ka ngjallur një reagim shumë të madh tek shkodranët. Ndërsa janë kundër ndërtimit të këtij centrali, shkodranët pohojnë se nuk do të lejojnë në asnjë mënyrë ndërtimin e këtij centrali, pasi ai do të thotë vdekje për fëmijët e tyre dhe shkatërrim të qytetit. Mesditën e djeshme, qendra e qytetit verior ishte mbushur me postera kundër ndërtimit të këtij impianti gjigand vdekjeprurës.

Posteri, në të cilin dominon ngjyra e zezë, është një thirrje qytetare kundër zbatimit të projektit. Në të shkruhet: Ndal centralit nuklear në Shkodër! Ndal Bombës Atomike! Ndal Vdekjes! Ndal shkatërrimit të qytetit tonë! Ndal Radioaktivitetit! Ndal vdekjes së parakohshme dhe lindjes së fëmijëve me deformime! Bashkohu që të ndalosh kancerin ne qytetin tonë! Posteri ka dhe disa foto me fëmijë me deformime fizike, shpërthime etj.

“Jemi shumë kurioz të dëgjojmë Sali Berishën sesi do të justifikojë këtë vendim. Ende shpresojmë që kjo të jetë vetëm një ide e pamenduar mirë. Përndryshe, kryeministri nuk e di sesi mund të justifikojë këtë fakt. I bëjmë thirrje Berishës që në prag të zgjedhjeve mos të bëjë një gabim që mund t’i kushtojë shumë shtrenjtë”, – shprehen disa banorë të qytetit të Shkodrës. Zyrtarët kroat konfirmojnë marrëveshjen që është firmosur me Shqipërinë për ndërtimin e një impianti të përbashkët bërthamorë në Shqipëri, afër kufirit me Malin e Zi.

Zëdhënësi i ministrit kroat të Ekonomisë, Tomoslav Mazal, i tha televizionit të Podgoricës “Vijesti”, se qeveritë e dy vendeve kanë formuar një grup pune prej 5 ekspertësh, të cilët kanë si detyrë që të zbatojnë nga ana teknike këtë projekt të madh.

Mediat kroate kanë njoftuar më parë se kontrata është firmosur mes kryeministrit shqiptar, Sali Berisha dhe kryeministrit kroat, Ivo Sanader. Impianti do të ndërtohet afër Shkodrës, aty ku lumi i Bunës buron nga liqeni i Shkodrës në detin Adriatik, afër kufirit me Malin e Zi. Sipas medias së Podgoricës, impianti do të kushtojë 4 miliardë euro dhe do të ketë kapacitet 1500 megavat. Mësohet se ndërtimi i impiantit do të bëhet nga kompania shtetërore elektrike kroate, “HEP”, ndaj dhe pjesa më e madhe e energjisë së prodhuar do të shkojë në Kroaci.

Ekspertët malazeze japin alarmin për rrezikun e madh që sjell ndërtimi i centralit bërthamor për liqenin e Shkodrës dhe të gjithë zonën. Eksperti i ndërtimeve, Cedomir Cejoviç, ka paralajmëruar për rreziqet e ndërtimit të një impianti të tillë në një zonë që njihet për aktivitetin sizmik. “Riviera jonë është 30 kilometra larg atij rajoni, çdo incident do të fshinte qytete të tëra nga harta. Liqeni i Shkodrës, edhe pa incidente do të vihej në rrezik nga puna e impiantit, pasi temperatura do të rritet në disa gradë. Kjo do të shkatërronte jetën e gjallesave në këtë liqen”, – paralajmëron ky ekspert, i cituar nga radio serbe “B92”. Ndërkohë, nga pala shqiptare ende nuk ka ndonjë koment për rreziqet e ndërtimit të këtij impianti.

(s.g/GSH/BalkanWeb)

YouTube Preview Image

Shkodër, postera në qytet kundër centralit bërthamor

Shkodra kundër centralit bërthamor buzë liqenit. Pas publikimit në mediat kroate të një projekti të afërt për ndërtimin në qytetin e Shkodrës, dje qyteti është mbuluar me thirrje kundër tij. Persona që kanë mbetur anonimë mbushën mëngjesin e djeshëm rrugët me postera ku shkruhej me germa të mëdha “Ndal vdekjes”, “Ndal Centralit Nuklear në Shkodër”, “Ndal Bombës Atomike”. Me anë të këtyre posterave paralajmërohej një protestë në të ardhmen, kundër ndërtimit të centralit bërthamor në qytetin më të madh në veri të vendit. Ende nuk dihet se cila është organizata apo individët që kanë bërë ngjitjen e parrullave anticentral bërthamor. Në poster janë vendosur dhe disa foto, ku pasqyrohen fëmijë me deformime fizike, shpërthime, etj. Lajmi se në Shkodër do të ndërtohet një central bërthamor, bazuar te një bisedë mes kryeministrit kroat e atij shqiptar, Berisha, ka ngjallur reagim të fortë te shkodranët. Jo vetëm posterat, por dhe qytetarë të pyetur dje pohojnë se janë kundër ndërtimit të këtij centrali. Ata thonë se nuk do të lejojnë në asnjë mënyrë ndërtimin e këtij centrali, pasi do të thoshte vdekje për fëmijët e tyre dhe shkatërrim të qytetit. Por, të tjerë e cilësonin spekulim të mediave një lajm të tillë, ndaj dhe së shpejti presin të dëgjojnë kreun e qeverisë, Sali Berisha për të mësuar më shumë në lidhje me këtë fakt. Nga mediat është mësuar se gjatë takimit që Berisha zhvilloi në Kroaci muajin e shkuar është biseduar me homologun e tij kroat, Ivo Sander, për të ngritur një central bërthamor, në afërsi të liqenit të Shkodrës, në kufi me Malin e Zi. Madje, po sipas mediave kroate theksohej fakti se marrëveshja do të nënshkruhej brenda këtij muaji. Sipas të njëjtave burime, centrali do të kushtojë rreth 4 miliardë euro, ndërsa kapaciteti i tij do të jetë rreth 1.500 megavatë. Ndërtimi mendohet t’i besohet “Elektroekonomisë kroate” dhe pjesa më e madhe e energjisë së prodhuar do të shkojë në Kroaci. Nga ana e tyre, autoritetet në Podgoricë thonë se nuk kanë marrë ftesë për pjesëmarrje në projektin për ndërtimin e centralit bërthamor në brigjet e liqenit të Shkodrës, një pjesë e të cilit ndodhet në territorin e Malit të Zi. Ministria malazeze e Turizmit dhe Mjedisit Jetësor kujton se në Mal të Zi ka një ligj që e ndalon ndërtimin e objekteve bërthamore, miratuar në vitin 1995.

Ritvan Dibra, Panorama

Shkodranët kundër ngritjes së centralit bërthamor

Mediat malazeze kanë ndikuar në zgjimin e shkodranëve kundër marrëveshjes Shqipëri –Kroaci për ndërtimit të centralit bërthamor në grykëderdhje të lumit Buna. Që nga dita e djeshme lokalet kanë pasur si temë kryesore këtë central që konsiderohet nga shkodranët si fundi i zonës së Shkodrës. Ndërsa që në orët e para të mëngjesit të djeshëm djem e vajza të reja kanë vendosur, në pika të dukshme të rrugëve kryesore të qytetit, postera hijerëndë me pamje rrëqethëse, me anë të të cilave u thuhej stop ndërtimit të centralit bërthamor në Shkodër. “Në këto postera ku dalloheshin fëmijë me deformime fizike shkruhej qartë dhe prerazi: Ndal Centralit Nuklear në Shkodër! Ndal Bombës Atomike! Ndal Vdekjes! Ndal shkatërrimit të qytetit tonë! Ndal Radioaktivitetit! Ndal vdekjes së parakohshme dhe lindjes së fëmijëve me deformime! Bashkohu që të ndalosh kancerin ne qytetin tonë! Nënshkrimi i marrëveshjes për ndërtimin e një centrali të përbashkët bërthamor në grykëderdhje të lumit Buna pritet të realizohet më datë 28 prill, ndërmjet Kryeministrit të Shqipërisë Berisha dhe atij të Kroacisë, Ivo Sanader. Vendi ku parashikohet të ndërtohet centrali bërthamor ndodhet në kufirin ujor mes Shkodrës dhe Malit të Zi. Mediat malazeze kanë trumbetuar me të madhe se Qeveria e Malit të Zi është kundër ndërtimit të një centrali bërthamor në ujërat e përbashkëta që kanë me Shkodrën.

Metropol

Shkodra, kunder centralit berthamor

Shkoder- Ndertimi i nje centrali berthamor ne afersi te Shkodres dhe ne kufi me Malin e Zi ka zgjuar revolten e qytetareve, te cilet ndihen gati te tradhtuar nga pushtetaret. Tema e centralit eshte kthyer ne kryefjalen e dites. Nenshkrimi i marreveshjes per ndertimin e centralit te perbashket berthamor me Kroacine ne grykederdhje te lumit Bune, pritet te realizohet me date 28 prill, ndermjet kryeministrit te Shqiperise, Sali Berisha dhe atij te Kroacise, Ivo Sanader. Vendi ku parashikohet te ndertohet vepra madhore ndodhet ne kufirin ujor, mes Shkodres dhe Malit te Zi. Mediat malazeze kane trumbetuar me te madhe, se qeveria eshte kunder ndertimit te nje centrali berthamor ne ujerat e perbashketa qe kane me Shkodren. Nderkohe qe diten e djeshme jane shperndare edhe shume postera me mbishkrime te ndryshme, qe paralajmeronin me parullat “Rrezik vdekje” se ishin kunder ngritjes se objektit, qe per ta do te thote vdekje per femijet e tyre dhe shkaterrim te qytetit.

Reagimi

Gjithe rruget qendrore te Shkodres, prej dy ditesh jane tejmbushur me postera me madhesi relativisht te vogel, me format A4, te shperndara nga grupe studentesh dhe nxenesish te shkollave te mesme. Organizatoret nuk jane deklaruar publikisht dhe ende nuk dihen emrat e tyre, apo se kush ndermori iniciativen, pasi ne to nuk jepet asnje e dhene per shoqate apo forum. Mesditen e djeshme, ne dyert e shtepive ne te gjithe qytetin, jane shperndare disa letra ku shpjegohej edhe me qarte rreziku i centralit berthamor. Posterat jane vendosur ne vende te dukshme, ku shkruhet nder te tjera; “Ndal centralit nuklear ne Shkoder!”, “Ndal Bombes Atomike!”, “Ndal Vdekjes!”, “Ndal shkaterrimit te qytetit tone!”, apo “Ndal Radioaktivitetit!”. Posteri ka dhe disa foto me femije me deformime fizike, shperthime etj. Ato jane vendosur ne nje rreze relativisht te madhe, duke nisur nga vendi ku dikur ishin te vendosur “5 Heronjte e Vigut”, me pamje nga rruga qe vjen nga “Parruca”, ndersa posterat e tjere jane vendosur mbi xhamat e tabelave te reklamave te ngjitura ne toke, apo perballe prefektures.

Centrali

Centrali do te ndertohet nga kompania kroate “Hrvastka Hrvatskoj” dhe do te kushtoje 4 miliarde euro. Kete muaj, qeveria shqiptare pritet te nenshkruaje marreveshjen me Kroacine per ndertimin dhe lajmi eshte publikuar ne faqen e internetit te gazetes “Wall Street Italia”. Kapaciteti i tij do te jete rreth 1500 megavat. Ndertimi do t’i besohet “Elektro-ekonomise kroate” dhe pjesa me e madhe e energjise se prodhuar do te shkoje ne Kroaci. Por ky projekt kundershtohet fort nga Mali i Zi, i cili e cileson te rrezikshem per komunitetin. Madje kryeministri i sapozgjedhur, Milo Gjykanovic, ka reaguar dje duke sqaruar se marreveshja nuk eshte firmosur ende. Vete kryeministri kroat, Ivo Sanader, pak kohe me pare ka deklaruar se vendi i tij eshte i interesuar per pjesemarrjen e Bosnje-Hercegovines dhe Malit te Zi ne realizimin e projektit. Por Podgorica e ndalon me ligj ndertimin e centraleve berthamore.

Mali i Zi: Nje incident, fshin nga harta qytete te tera

Ndersa nuk shihet ndonje reagim zyrtar i shoqatave mjedisore dhe i specialisteve, alarmi vjen nga ekspertet e Malit te Zi, te cilet ndihen shume te revoltuar per rrezikun e madh qe sjell ndertimi i centralit berthamor, per liqenin e Shkodres dhe te gjithe zonen. Eksperti i ndertimeve, Cedomir Cejovic, ka paralajmeruar per rreziqet e ndertimit te nje impianti te tille ne nje zone qe njihet per aktivitetin sizmik. “Riviera jone eshte 30 kilometra larg atij rajoni, cdo incident do te fshinte qytete te tera nga harta. Liqeni i Shkodres, edhe pa incidente do te vihej ne rrezik nga puna e impiantit, pasi temperatura do te rritet ne disa grade”, jane shprehur specialistet.

Petro Koci, deputet

I mberritur ne Shkoder per kete problem, deputeti Petro Koci eshte shprehur se ndertimi i centralit duhet te behet me referendum. “Qeveria duhet te krijoje mundesine per zhvillimin e nje referendumi lokal mbarepopullor, ne te cilin te perfshihet jo vetem qyteti, por edhe i gjithe rrethi i Shkodres. Vetem nese merret miratimi popullor nga ky referendum, mund te flitet per ndertimin e tij”, ka thene dje deputeti Petro Koci.

Alban Deda, student

“Une do thoja se kjo puna e centralit berthamor fryhet kot nga mediet per panik dhe e perdorin politikisht ne favor te PS-se. Nuk ka shanse qe dy shtete si Shqiperia dhe Kroacia te kene te ardhurat per te ndertuar nje central berthamor dhe te lejohen te ndertojne nje te tille ne zemer te Europes ne nje kohe ku po i behet presion shteteve si Irani, kundra nje veprimi te tille. Kjo eshte vecse nje fushate dhe asgje tjeter”

Doriana Metja, mesuese

“Jemi ne neokolonializem. Mosreagimi jone i ben gjerat shume te lehta per ata zoterinjte. Ne s’e kemi edukaten dhe as kulturen e reagimit. Ne Greqi vazhdojne protesta prej muajsh per shkak te vrasjes se nje adoleshenti nga nje polic gjate nje proteste, te ne, ne Gerdec vdiqen 26 persona dhe u plagosen qindra te tjere dhe nuk reagoi njeri. Ku ishim ne shqiptaret ne kete rast dhe ku jemi tani, ndaj ketij fenomeni te ri?”.

Pjerin Tabani, infermier

“Kroacia ka leke, kjo eshte pergjigjja. Ne i shitem te gjitha tek te huajt, sa keq. Shtrohet pyetja, a mund te pretendojme ne, per nje ekonomi tonen neser?. Fakti qe gjithcka eshte shitur, le pak per te deshiruar. U tha qe financimin e ndertimit do ta bejne kroatet, atehere lind pyetja, pse nuk e bejne kroatet kete central ne vendin e tyre, meqenese paska dhe pluse financiare dhe punesimi, po na e lene ne dere neve shqiptareve ?”.

Altina Lacaj, mjeke

“Ne jemi mesuar me urdhra nga lart dhe nuk reagojme per asgje. Une kam lindur dhe jam rritur ne Shkoder dhe e mbaj mend shume mire jetesen e tipit 1 jave pa drita, uje me orar edhe nuk e vrisnim shume mendjen. Kur na shtrohet ndonje rruge ne lagje na duket bukur, zhvillim i madh. Une i them jo centralit berthamor ne Shkoder dhe duhet te organizohemi. Por Kam frike se mos shkon puna si me TEC-in ne Vlore. Gjithsesi nuk duhet lejuar ndertimi”.

Rudina Llazari, Koha Jone