Dafina që po thur kurorën e lavdisë!

April 21, 2009   | Lajmet / Vijesti

dafina-zeqiri1Këngëtarja e re dhe e talentuar, Dafina Zeqiri, po arrin suksese në shumë fronte, qoftë në muzikë, vallëzim, por edhe në modelizëm. Ajo, qysh tashti po ia thurë vetes kurorën e lavdisë. Me sharmin dhe vullnetin e çelnikët, ajo qysh në fillim të karrierës artistike, po dëshmon se në muzikën tonë po vjen një zë i bukur dhe me perspektivë të madhe.

Intervistoi: Gazmend Kajtazi

Llapjanka ekstravagante dhe e bukur Dafinë, karrierën e kishte filluar në “Polifest 2007” me këngën “Rrallë e përmall”, kurse më vonë ka qenë në “Gramafon entertainment”, të cilin e braktis më pas, duke vazhduar karrierën individualisht…Me këngët “Pa besë”, “Hello Amerika”, “Rrallë e për mall”, e këngë të tjera, Dafina Zeqiri po depërton fuqishëm në estradën tonë, duke fituar edhe shumë çmime të rëndësishme.

Dafina, pse ka ardhur kënga ‘”Pa besë”. Është një zhgënjim yti në dikë, apo?

Thjeshtë, kështu është kënga, nuk jam e zhgënjyer në askënd.

Çka paraqet kënga për ju?

Kënga për mua është gjithçka, jeta ime është vet muzika dhe normalisht vallëzimi,

Kujt ia dedikoni suksesin në skenë? dafina-zeqiri

Së pari vetes dhe, normalisht mamit (ka qenë edhe ajo dikur këngëtare).

A i kushtoni kujdes dukjes dhe veshjes?

Normal që i kushtoj shumë vetes për dukjes dhe veshjes sime, së pari si femër dhe pastaj si këngëtare.

Po për grimin kush kujdeset?

Për dukjen time (grimin) kujdesem vet, por ndonjëherë, në raste të veçanta, përkujdesen grimere të ndryshme.

Sa po arrini ta përcillni trendin botëror?

Mundohem sa më shumë t’i përcjelli trendët botëror, këtë e vlerësojnë edhe adhuruesit e mi.

Cili ka qenë harxhimi i fundit dhe më i madh për veshje?

dafina-zeqiri2Këpucët e mija (gladiator shoes) të cilat kanë qenë mjaftë të shtrenjta.

Jeni shumë e angazhuar, a keni kohë të lirë dhe si e kaloni atë?

Gjej kohë të lirë dhe atë ia përkushtoj familjes sime në Suedi dhe në Kosovë. Po ashtu, një pjesë të kohës ia përkushtoj edhe shoqërisë sime.

A po troket dikush në portën tënde të dashurisë?

Kam dëshirë ta kem jetën time private.

A keni në plan ndonjë videoklip të ri?

Po, së shpejti do ta kem një videoklip të ri të cilin do ta realizoj produksioni “Pulla”.

Cila është brenga juaj e përditshme?

Brenga ime e vetme është që ta kem familjen time më afër vetes.

Sa e pëlqen jetën e natës?

E pëlqej vetëm në raste të veçanta me shoqërinë time.

Cila është ajo që më së shumti e vlerësoni tek vetja?

Karakteri.

Jeni në fazën më të mirë krijuese. Çka presim në një të ardhme të afërt?

Më shumë suksese…

Çfarë muzike dëgjoni për qejfin tuaj?
RnB – hip-hop

Çfarë e bën të lumtur dhe çfarë e nervozon Dafinën?

Njerëzit që i kam përreth më bëjnë të lumtur, ndërsa gjërat që më bëjnë nervoz janë shumë të pakta.

A keni ëndërruar të bëheni VIP një ditë?

Kur kam qenë e vogël kam ëndërruar të jem një Vip botëror, sikurse secili krijues tjetër.

Kush e përbën familjen tënde?

Janë mami dhe dy motrat e mia që i dua shumë.

Udhëtoni vetëm apo më dikënd?dafina-zeqiri3

Gjithmonë me dikënd, por vizitat në Suedi, te familja ime, i bëj vetëm.

A jeni xheloze?

Aspak.

I ke realizuar dëshirat?

Po , besoj që deri më tani i kam realizuar dëshirat e mia, por ende jo të gjitha!

Si duket një ditë e juaja?

Normal, si e gjithë të tjerëve, por edhe kam punë me muzikë në studio (incizime, etj).

Porosia juaj për të rejat tona?

Shkoni mbas ëndrrave tuaja (Follow ur dreams)!

VIP Press

YouTube Preview Image

12