Adelajda dhe Anjeza : Ti je një femër shumë e pastër

April 22, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

anjeza-dhe-adela-big-brother-albania-219/04/09 02:00

“Më vjen keq që nuk arrij ta shpreh atë që ndjej!” – ka thënë Anjeza, duke biseduar me banorët e tjerë. Ajo i është referuar faktit që ndjenjat e saj për Arjonin ishin vënë në dyshim. Sipas Arit, ajo, që e dinte cfarë kishte bërë gjatë javës dhe që duhet t’i kishte pritur këto pyetje, duhet të kishtemenduar sesi t’u përgjigjej. Gjithmonë sipas tij, do të kishte qenë më mirë që ajo të kishte thënë se ndjente një afeksion, një tërheqje, pasi “Dashuri’ ishte fjalë e madhe. “Kështu do t’ua kishe mbyllur gojën të gjithëve!” – i ka thënë ai. “Ti je shumë femër e pastër!”- i ka thënë Adi Anjezës. Ai e ka këshilluar atë që të mos ngarkohej kaq shumë emocionalisht. Anjeza ka thënë se të paktën, sot do të flinte e qetë, sepse e kishte kuptuar sesi e shihte këtë situatë motra dhe e ëma e saj, që për të ishin dy njerëzit më të rëndësishëm të jetës së saj. “Nuk e njoha!” – tha ajo për motrën katër vjet më të madhe se ajo e më pas shtoi se mendonte se do t’i vinte dikush tjetër. Ndjenjën e qetësisë dhe lehtësimit që i kishte dhuruar ardhja dhe fjalët e së motrës, ajo i ka diskutuar më pas edhe me Adelajde. “Edhe sikur mos të kishte ardhur, – i ka thënë ajo, -ti mendo vetëm faktin që ju keni njëri-tjetrin dhe mos i llogarit të tjerat.