Video – Ferdi Berisha fiton Big Brother ItaliaVideo

April 22, 2009   | Lajmet / Vijesti

ferdi-berisha-fiton-big-brother-italia2Shqiptari nga Mali i Zi ka fituar edicionin e nëntë dhe 300 mijë euro. Do të blejë një shtëpi, të vazhdojë studimet dhe dashurinë me Françeskën

“Do të ishte shumë bukur nëse pjesëmarrja ime në “Grande Fratello” do të arrinte të mposhte shumë paragjykime kundrejt romëve”.

Kështu është shprehur në kontaktet e para me mediat fituesi i edicionit të nëntë të spektaklit, Ferdi Berisha.

Njëzetedyvjeçari shqiptar nga Mali i Zi, i prezantuar si rom, ka fituar simpatinë e publikut dhe çmimin prej 300 mijë eurosh. Një e shkuar e vështirë familjare dhe një histori dashurie brenda shtëpisë, e kanë vënë në qendër të vëmendjes. Ka qenë vetëm 9 vjeç kur ka emigruar së bashku me të atin me gomone drejt Italisë.

Një baba i cili dhunshëm e shtyn në rrugën e vjedhjes. Si pasojë i hiqet përkujdesja ndaj Ferdit, i cili ndërkohë u rrit dhe deri më tani punoi si kuzhinier. Në finale, arriti të mundte Xhanlukën, Marçelon dhe Kristinën, e vetmja femër finaliste.

“Më në fund mund të blej një shtëpi e më tej duhet të regjistrohem në universitet që të kem mundësi të diplomohem”, është shprehur ai. Por nuk e harron të shkuarën. “Do të doja të isha një vullnetar për romët”, ka shtuar 22-vjeçari, i cili ka nënkuptuar krijimin e një fondacioni për klandestinët.

Ferdi ka shumë ëndrra që i ka shprehur në konferencat e para të shtypit, tashmë si një personazh i njohur në të gjithë Italinë. “Do të doja të bëhesha mjek. Ose ndoshta do të studioja edhe për Psikologji. Shpirti njerëzor më ka tërhequr gjithnjë dhe personalisht jam një njeri tepër kurioz”.

Duke iu kthyer fitores së tij shprehet se “Nuk jam mbështetur asnjëherë në të shkuarën time dhe nuk jam njeri që bën përllogaritje. Gjithmonë kam qenë vetvetja. Ndoshta publiku ka pëlqyer diplomacinë time”. Për sa i përket të ardhmes së tij në botën e spektaklit, Ferdi ka shpjeguar se “Tani për tani dua t‘u kushtohem vetëm studimeve dhe punës time si kuzhinier.

Por në të ardhmen do të doja të bëhesha aktor, por së pari duhet ta mësoj këtë zanat”. Mbi historinë e dashurisë me Françeskën, Ferdi pranon: “po njihemi më shumë. Do të shohim nëse gjërat do të shkojnë më tej. Brenda shtëpisë emocionet ndoshta janë të kushtëzuara nga kushtet.

Prova e vërtetë do të jetë jeta reale. Intervistën e tij e përmbyll duke folur për familjen. “Jam i lumtur që pashë sërish nënën dhe motrën. Babai im kushedi se ku është. Ndoshta do të bëhet i gjallë. Do ta falja, por nuk do të bëjë më pjesë në jetën time. Nuk kemi më asgjë të përbashkët. Unë i përkas një jete “normale”.

Gazeta Express


1.

2.

2