Adela dhe Moza : Mungon komunikimi

April 24, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

per-kalimin-e-kohes-big-brother-albania-223/04/09 14:30

Ari u thotë Adelës dhe Mozës se nuk duhet që vetëm të flenë gjum në shtëpi. Adela ia kthen se duhet t’i mbajë ai me biseda ato sepse ato nuk kanë më se cfarë të thonë, ndërsa ai ka ardhur më vonë e ka më shumë për të treguar. Ari i mërzitur me vajzat, shprehet se me njërën (Mozën) nuk mund të flasë e të qëndrojë afër se nuk e lejon, me tjetrën (Adelën) nuk i rastis të bisedojë se ajo rri vetëm me Bjordin në dhomë. Adela nuk e pranon këtë gjë dhe thotë se edhe kur vjen të bisedojë më ndonjë, ata mund të jenë duke biseduar për gjëra kot dhe ndaj largohet sërish. Për Bjordin ajo e pranon se ai rri vetëm në dhomë. Ari thotë se edhe pse janë dhjetë banorë, ata janë ndarë në klane dhe nuk rrinë më të gjithë bashkë, por secili me atë që dëshiron. Edhe Moza edhe Adi, justifikohen se nuk kanë cfarë të bëjnë e me kë të rrinë e ndaj më shumë flenë gjum se sa rrinë zgjuar. Adi thotë se Ari ka të drejtë që mërzitet sepse edhe ai nuk e gjen hapsirën e duhur për të bërë debate dhe diskutime. Ai shprehet se nuk ka moshë për të biseduar me Mozën apo Adelën, por është i detyruar se këto janë kushtet dhe se janë 70 mijë euro në lojë. Ari mendon se paratë janë shumë larg për t’u menduar; për të e rëndësishme është të kalojë ditën. Për të, mënyra e vetme për të kaluar kohën është komunikimi. Adi, duke u nisur nga kjo shprehje, i thotë se ai një derë komunikimi e mbylli, por Ari ia kthen se nuk e bëri ai atë zgjedhje, por Juna. Ai i thotë se ato se cfarë mendoi t’ia thoshte asaj ia tha në sy, ndërsa ajo nuk pati kurajon që të përballej me të, por preferoi që t’ia thoshte të tjerëve mbrapa krahëve, duke treguar kështu një anë të vetes së saj. Ari tregon se dhe kur ndodhen në mes të një diskutimi me të gjithë banorët, ajo nuk i flet, ndërsa ai mundohet që ta fusë edhe atë ose veten brenda atij diskutimi. Ai merr si shembull kur ajo fliste me Sorin që ta dëgjonte ai, kur biseda duhej bërë me të sepse sipas tij, kjo është mungesë edukate. Ari tregon se nuk i pëlqeu zgjedhja e saj që pas një mbledhje me pesë veta të tjerë, i thotë atij se kam vendosur që të të mos flasë më. Ai mendon se këtë gjë duhet ta diskutonin të dy në sy e jo të vepronte ashtu.