Adelajda : Kam vuajtur shumë

April 24, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adelajda-dhe-qetsori23prill-copy23/04/09 03:20

“Ndonjëherë më vjen keq për veten,- i ka thënë Adelajda Qetsorit, sepse jam rritur përpara kohe!” Ajo ka shtuar më pas se kjo kishte të mirat e veta. Qetsori i është përgjigjur se kur të ishin jashtë, do të flisnin më mirë e do t’i kuptonin më mirë gjërat. Ajo i ka thënë se kur të ishin jashtë, do t’u tregonte shumë gjëra dhe vetëm atëherë ata do ta kuptonin tamam, njëherë e mirë dhe do t’i thonin se nuk kishte pasur faj. “Unë kam vuajtur gjithë ato vite, jam lodhur, jam përpjekur t’i ndryshoj gjërat. Kam vuajtur vërtet!”