Bjordi : Do bëj martesën e parë në Big Brother Albania 2

April 24, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

martesa-e-bjordit-big-brother-albania-223/04/09 19:36

Adelajda dhe Qetsori lajnë enët ndërsa Bjordi i ndihmon. Qetsori ngacmon Adelajdën duke e pyetur nëse ishte e vërtetë ajo që kishte thënë Bjordi që kishin blerë shtëpi bashkë. Adelajda i thotë që ishte thjesht një shaka e tij. Ai vazhdon duke i thënë:-“Cfarë fati i paparë!” Bjordi e dëgjon bisedën dhe ndërhyn duke thënë:-“Ne do bëjmë martesën e parë në ‘Big Brother’!” Ai i thotë Qetsorit që do jetë dëshmitari i tyre. Adelajda i thotë që mos të bëj shaka të tilla, pasi Qetsori i merr seriozisht. Bjordi ia kthen me shaka:-“Kush martohet me ty?!”