Në Kullë kapen pajisje elektroshoku
Doganat e Kosovës njoftuan se njësitet e saj të antikontrabandës, gjatë një aksioni sot, kanë parandaluar kontrabandimin e disa pajisjeve të ndaluara, përfshirë 16 copë elektro- shok.
Zëdhënësi i Doganave, Adriatik Stavileci, saktëson se rasti ka ndodhur rreth orës 14:40, në pikën e kalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi në Kullë.
Gjatë kontrollit të një veture të tipit Golf 3, me targa të Malit të Zi, të cilin e ngiste një shtetas i Malit të Zi, nën ulëset e prapme te automjetit, doganierët kanë hasur në mall të fshehur: Elektroshok – 16 copë dhe kabllo kyçëse -17 copë.
Malli i është dorëzuar Policisë së Kosovës, ndërsa pas konsultimit me Prokurorinë, është nisur procedura për vepër penale.
Gazeta Express





