Qytetarët peticion kundër ndërtimit të centralit bërthamor

April 24, 2009   | Shtypi / Mediji

peticion-kunder-centralit-ne-shkoderQindra qytetare i thone JO centralit berthamore

Mjaftuan vetem 2 ore per te sensibilizuar qytataret Shkodrane, per ti thene JO me firmen e tyre, projektit vdekjeprures te qeverise Shqiptare. Qindra qytetare firmosen peticionin KUNDER NDERTIMIT TE CENTRALIT BERTHAMORE ne qytetin e Shkodres, per ti dhene STOP politikave te shkaterrimit, per ti thene NDAL politikave te mosperfilljes se mendimit te qytetareve, per ti thene NDAL politikave te interresave dhe perfitimeve personale. Eshte koha te tregohet se qytetaret kane te drejte te vendosin vete per fatet e tyre, ashtu sic ne te gjithe boten, eshte koha qe qytetaret te sensibilizohen per tu bashkuar dhe per tu sensibilizuar ne luften per te drejtat e tyre …

SHKODRA.WS

Qytetarët peticion kundër ndërtimit të centralit bërthamor

peticion-kunder-centralit-ne-shkoder11Pas posterave nëpër rrugë, qytetarët shkodranë kanë nisur sot të firmosin një peticion kundër ndërtimit të centralit bërthamor. Nisma për nënshkrimin e peticionit është marrë nga deputeti Gilman Bakalli. Sipas burimeve, mësohet se shumë qytetarë janë bashkuar me këtë iniciativë dhe deri tani janë mbledhur më shumë se 300 firma. Banorët shprehen se ndërtimi i një centrali të tillë është vrasje për qytetin dhe kërcënim serioz për jetën e tyre.

Kundër ndërtimit të centralit është shprehur publikisht edhe opozita. Partia Socialiste e ka konsideruar një gjë të tillë si dhuratë mirënjohjeje të Sali Berishës dhe të Jozefina Topallit për Shkodrën. PS-ja ka deklaruar se nuk do të lejojë që një nismë e tillë të bëhet realitet, ashtu si ndodhi me Vlorën.

Anila Dushi, SHEKULLI

Shkodranët peticion ndaj centralit bërthamor

Një peticion kundër centralit bërthamor në Shkodër po nënshkruhet sot nga qytetarët e Shkodrës. Me iniciativë të deputetit Gilman Bakalli, nisi nisma për hartimin dhe nënshkrimin e një peticioni që do ti dërgohet qeverisë shqiptare. “Shkodranët nuk e pranojnë një central bërthamor në qytetin e saj”, është një pjesë e peticionit që po nis të mbledhë firmat e shumë qytetarëve.

Kjo nuk është nisma e parë kundër centralit bërthamor nga shkodranët. Që pas lajmeve nga mediat kroate se Tirana dhe Zagrebi kanë në plan ndërtimin e një centrali bërthamor në kufi më Malin e Zi, konkretisht në Shkodër, qytetarët e këtij qyteti e kanë kundërshtuar këtë. Në 17 prill me pankarta në duar ku i thuhet “Jo” centralit, qytetarë shkodranë i janë drejtuar qëndrës së qytetit dhe kanë protestuar për më shumë se një orë.

Për këtë ide ka reaguar dhe PS. Pak ditë më parë Kodheli tha “se centrali bërthamor në Shkodër ishte dhurata që Berisha e Topalli kanë për shkodranët”.

Por, vetëm pas kthimit të tij nga Kina, kryeministri i vendit Sali Berisha, mohoi faktin se në Shkodër do të ndërtohet një central bërthamor në bashkëpunim me qeverinë kroate. Madje Berisha sulmoi kryesocialistin Edi Rama, se ishte ai që po manipulonte me një çështje të tillë duke dërguar shrkime të porositura në një media të shkruar kroate.

(d.b/BalkanWeb)