Si i thonë të dashuroj në gjuhën kineze?

April 24, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

leksioni-i-kinezcez-big-brother-albania-223/04/09 20:59

Banorët vazhdojnë me provën e javës Aziatike. Ato pasi kanë bërë një përsëritje të asaj që kishin mësuar, kanë filluar leksionin e gjuhës kineze me muajt e vitit. Banorët i bëjnë pyetje mësueses së tyre për fjalë të ndryshme. Adi i kërkon mësueses se si i thonë në gjuhën kineze “Të dashuroj”. Ajo i thotë që kinezët përdorin më shpesh shprehjen “më pëlqen” dhe i mëson se si shkruhet në gjuhën kineze. Pas mbarimit të leksionit banorët janë përballur me një tjetër sfidë. Ato duhej të këndonin në gjuhën kineze këngën e Celin Dion. Gjatë karaokes ka patur momente komike midis banorëve, pasi kishin vështirësi në shqiptimin e gjuhës kineze.