Vesa Luma nuk flet për jetën private

April 24, 2009   | Lajmet / Vijesti

vesa-luma_genc-dobroshiKëngëtarja Vesa Luma, ka vendosur që të mos flasë më për jetën e saj private në media. Këtë e ka thënë vet këngëtarja, në një intervistë për emisionin “Express Live”. Sipas Vesës është keqpërdorur gatishmëria e saj për të folur rreth jetës private, sidomos nga mediat e shkruara në Shqipëri. “Unë kam qenë shumë e hapur ndaj mediave çdo herë kur më janë bërë pyetje për jetën time private. Kjo është keqpërdorur, sidomos nga mediat e shkruara në Shqipëri. Prandaj kam vendosur që më të mos flas më për jetën time private”, ka thënë këngëtarja, e cila është në lidhje me regjisorin Genc Dobroshi.
KTV


YouTube Preview Image