Arjani : Nuk duhet të flenë gjatë

April 25, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

arianjezagjumi24/04/09 13:50

Adela dhe Moza janë ende në gjum. Ky fakt bëhet objekt bisede për disa nga banorët. Ari mendon se deri diku janë të justifikuara që ato të flenë sepse ato i kanë ezauruar bisedat dhe veprimet për gjatë qëndrimit prej dy muajsh në shtëpi. Sipas tij, një faktor tjetër që ndikon është edhe ai që ato nuk janë në nominim, një motivim ky që ato të jenë më aktive. Edhe Anjeza e pranon këtë fakt, por ajo mendon se pavarësisht kësaj ato nuk mund të rrinë kaq gjatë në shtrat. Arjani thotë se mënyra se si ato kanë filluar të kalojnë ditën, nuk është e drejtë dhe e duhura sepse kështu ato humbasin respektin ndaj të tjerëve.