Në Ulqin u themelua klubi i tenisit “Bellevue”

April 27, 2009   | Sporti / Sport

klubi-i-tenisit-_bellevue_uqinQëllimi, zhvillimi dhe përparimi i tenisit
klubi-i-tenisit-bellevue_ulqinMe qëllim të nxitjes, masovizimit, zhvillimit dhe përparimit të tenisit dhe sportit në përgjithësi në Komunën e Ulqinit, të shtunën u themelua Klubi i Tenisit „Bellevue“
Kuvendi themelues zgjodhi kryetar të Klubit Nazif Cungun, nënkryetar Momir – Momo Zecin, ndërsa drejtor Senad Tafën.
Në njoftimin për media të lëshuar nga ky klub thuhet se krijimi i tij do të ndikojë në marrëdheniet ndërkomunale dhe ndërkombëtare në fushën e tenisit dhe afirmimin e Ulqinit si destinacion turistik të cilin klubet e rajoni do ta njohin si destinacion me kushte optimale për zhvillimin e stërvitjeve.
Klubi i Tenisit „Bellevue“ dhe NHT „Riviera e Ulqinit“ planifikojnë që të rregullojnë dhe rikonstruktojnë terrenet e tenisit që funksionojnë në kuadër të kompleksit sportiv të NHT „Riviera e Ulqinit“ për ç`gjë pritet të investohen mbi 20 mijë euro. Pas kësaj, në fund të muajit maj, në kuadër të Klubit parashikohet të ngritet dhe të funksionojë shkolla e tenisit për fëmijë dhe të rinj.
Në NHT „Riviera e Ulqinit“ dhe Klubin e Tenisit „Bellevue“ vlerësojnë se rregullimi i terreneve sportive dhe themelimi dhe funksionimi i klubit të tenisit do të begatojnë ofertën turistike të këtij sezoni turistik.

Kohapress

YouTube Preview Image