Adi dhe Mimoza : Ke shumë shanse për në finale

April 28, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adimozaadela-big-brother-albania-227/04/09 18:51

Adi duke parë mërzitjen e Mimozës në lidhje me punët shkon që të sqarohet me të. Ai i thotë që nuk duhet ta mendojë që banorët nuk do i bëjnë punët. Mimoza i thotë që banorët nuk po tregonin respekt për të, duke mos u cuar për të bërë punët. Ai i thotë që me mënyrën e saj i vë njerëzit në siklet, pasi respekti nuk duket tek punët. Adi i thotë që fakti që nuk është mësuar të jetojë me njerëz të tjerë e bën të mendoj ashtu. Mimoza mendon që të paktën tek personat e saj më të afërt që janë ai, Adeladja dhe Bjordi duhet ta kuptonin. Ai vazhdon duke diskutuar për jetën brenda, duke thënë:-“Kam thënë që ne të katërt do ecim!” Adelajda i thotë që parashikimi i tij ka dalë. Sipas Adit është eksperienca, dhe aftësia e tij për t`i dalluar njerëzit që në sy. Mimoza e pyet nëse ai mendon që ajo do shkoj deri në finale. Ai i thotë:-“Ke shumë shanse për në finale!”

2