Anjeza : Jam e lumtur me Arjonin

April 28, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

per-lidhjen-me-arjonin-big-brother-albania-227/04/09 03:30

Anjeza i tregon Junës për marrëdhënien e saj me Arjonin. Ajo tregon se kur e shihte nga jashtë, para se të hynte në shtëpi, kishte disa gjëra që nuk i pëlqenin tek ai, por kur e njohu nga afër, e pëlqeu shumë. Anjeza shprehet se nuk i pëlqeu opinioni i disa prej banorëve apo opinionistëve që lidhja e tyre dukej si për lojë. Ajo thotë se nuk mund ta përshkruajnë, por atë që ndjenë, e ndjejnë vërtetë, por dikush i shpreh më shumë e dikush më pak ndjenjat e veta. Anjeza shprehet se kur të dalë jashtë, do e shohin lidhjen e saj me Arjonin. Sipas saj, edhe sikur lidhja e saj të mos funksionojë, gjë që nuk e mendon se do të ndodhë, momentet që ka kaluar e përjetuar me të dhe emocionet kanë qënë si kurrë ndonjëherë. “Sido që të jetë situata jashtë, jam e lumtur për këtë”- shprehet Anjeza për lidhjen me Arjonin.