Vizatimi i Mozës, fat për Adin

April 28, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

vizatimi-mozes-big-brother-albania-227/04/09 02:00

Banorët, të mbledhur në dhomën e gjumit, bisedojnë për banorët e tjerë të larguar. Ata ngacmojnë Mozën për vizatimin e saj ku ka bërë portretet e banorëve aktualë dhe të Arjonit e Eltonit. Ari i thotë Mozës me shaka se këtë javë i takon asaj të dalë, bazuar tek vizatimi isaj ku i fundit ishte Arjoni i cili doli. Pas Arjonit, është portreti i Mozës, më pas i Sorit, Anjezës e me radhë, ndërsa i pari është Adi. Sori shprehet se ndoshta kjo mund të jetë një shenjë fati për Adin. Moza, të cilës nuk i pëlqen ajo që i thonë, shprehet se do ta gërrisë vizatimin, që të mos dalin këto “parashikime”. Edhe Sori është dakord që ajo ta gërrisë, ndërsa Anjeza mendon se sipas këtij parashikimi, është në finale. Ajo shprehet se kjo javë është shumë e fortë për të dhe se për të do të thotë shumë, me shumë shpjegime pasi po afrohet fundi. “Të bëhet c’të bëhet, mjafton të jemi mirë”- përfundon Moza bisedën.

2