Ari: Te gjithe jemi per leket

April 29, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

ari-opinion-big-brother-albania-228/04/09 01:08

Ari shkon në dhomë tek të tjerët dhe komenton diskutimin ndërmjet Adit dhe Sorit. Sipas tij ai ishte një debat pa lidhje dhe që të tilla gjëra nuk mund të diskutoheshin. Ari shprehet se i duket absurde që të krijohen aleanca apo të flitet kaq shumë për lojën, kur lojën realisht e ka tjetër kush në dorë. “Këtu është të kalosh ditën bukur, por në të njëjtën kohë dhe të luash”. Edhe Adela është dakord me të se dhe ajo jeton ditën dhe nuk luan si të tjerët. Ari fillon të komentojë edhe faktin që Sori i kishte kërkuar aleancë për nominim. “Të gjithë jemi për lekët, por nuk duhet diskutuar kaq shumë”- thotë Ari. Ai vazhdon të tregojë dhe disa fragmente nga biseda dhe i komenton ato.