Adela dhe Bjordi : Dua të jemi të barabartë

sqarimi-ab30/04/09 14:11

Adela dhe Bjordi sqarohen për zënkën e tyre. Është Bjordi i pari i cilli fillon të flasë. Ai pyet Adelën nëse janë vërtetë cift apo jo dhe ajo i përgjigjet se kjo yetje është e kotë sepse janë cift. Ai vazhdon të flasë se kur dy persona janë të lidhur ata bashkëbisedojnë, bashkëmendojnë, bashkëjetojnë. Adela habitet me fjalët që përdorë Bjordi dhe i thotë se këto nuk po i duken fjalët e tij dhe se nuk po i duket më Bjordi i parë. Bjordi ia kthen se që këtej e tutje, ajo do dëgjojë fjalët e tij në një tjetër këndvështrim. Ai vazhdon të flasë për lidhjen e tyre dhe thotë se ka bërë shumë, duruar shumë e toleruar shumë, ndërsa ajo nga ana e saj ka anashkaluar shumë gjëra apo ka bërë gjëra vetëm për hatër të tij. Bjordi thotë se zakonisht nuk toleron arrogancën dhe se ata si cift duhet të lënë imazhin e tolerancës. Bjordi tregon se mërzitet kur ajo përgjigjet me arrogancë e me fjalë të këqija apo të largohet nga biseda. Adela ia kthen se ai duhet të mendojë edhe për mërzitjen e saj e nuk duhet të kapet vec nga disa raste. Bjordi shprehet më qartë se me gjithë ato që ka bërë për të, me gjithë respektin që i ka dhënë asaj, duhet të mendojë dhe për veten. Bjordi dëshiron të prekë me të edhe temën e djeshme, por Adela i thotë se nuk është nevoja që ai ta largojë për ta bërë atë të kuptojë se për dicka i ka ngelë hatri. Bjordi i thotë asaj se do që të jenë të barabartë me njeri-tjetrin. “Dua të përqëndrohemi edhe tek unë”- shprehet ai. Bjordi vazhdon t’i thojë se ajo nuk duhet t’i hedhë poshtë punën që ka bërë për dy muaj vetëm nga një shaka e Sorit, por Adela e kundërshton dhe i thotë se nuk e ka bërë asnjëherë këtë gjë. Ajo thotë se mund të sillet me arrogancë sepse është shumë e shqetësuar për prindërit e saj, se si e kanë pritur ata sjelljen e saj dhe se ka shumë mall për ta. Adela shton se kur të njihen në jetën e përditshme gjithcka do jetë ndryshe.