Bjordi dhe Adelajda : Mbi të ardhem

mbi-te-ardhmen03-big-brother-albania-203/05/09 16:40

Bjordi me Adelajden janë shtrirë në krevat dhe bisedojnë për të ardhmen. Adelës i pëlqen serioziteti që me sa duket nga biseda e dy banorëve, Bjordit nuk i shkon për shtat. Ajo mundohet ta bindë Bjordin ti marrë më me seriozitet gjërat duke përfshirë dhe lidhjen e tyre, por Bjordi e kundërshton dhe thotë se serioziteti nuk tregohet me fjalë. Gjëja që Adela pëlqen më tepër tek një mashkull është pikërisht serioziteti dhe shton se nuk mund ti marrin gjërat gjithmonë lehtë. Si shembull ajo merr ish banorin e “Big Brother” Dritanin. Bjordi e kthen me shaka duke i thënë se ai është më i bukur se Dritani, por Adela i kthehet duke e sqaruar se nuk e ka fjalën për aspektin fizik por seriozitetin që ai u jepte gjërave. Bjordi flet kuptimin që i jep ai seriozitetit dhe pikërisht për këtë arsye atij i pëlqejnë vajzat më të mëdha se vetja. Për të dashuria është gjëja më e rendesishme, kur ke dashurinë thotë ai, nuk ke nevojë për lukse të mëdha, shtëpi, llogari bankare etj.

1