Dafina: Me Bleron kemi pasur një mosmarrëveshje

May 6, 2009   | Lajmet / Vijesti

dafina-zeqiri-_bleroKëngëtarja Dafina Zeqiri ka sqaruar thashethemet pse mungoi në video-klipin remiksit të këngës “La Vida Loca”.
Ajo tha se remiksi ka qenë për repera dhe mosmarrëveshja me Bleron nuk ka qenë shkaku i nënës, por mes këtyre dyve.
Dafina tha për Kosovapress se nuk ka marrë pjesë pasi që remiksi ka qenë për repera, ndërsa sa i përket një mosmarrëveshje të saj me këngëtarin Blero, për shkak se nëna e Dafinës, sipas disa thashethemeve, ishte ankuar te këngëtari për shkak se ishin ekspozuar pjesë nga ekstremitetet e këngëtares, Dafina tha se mosmarrëveshje për shkak të nënës së saj nuk kanë pasur me Bleron, por e gjitha çka ka qenë, thotë ajo, ka qenë mes saj dhe Bleros.
“Ajo ka qenë një mosmarrëveshje e vogël dhe tash nuk ka kurrfarë problemi mes neve”, tha Dafina, duke shtuar se kjo mosmarrëveshje që ishte nuk ka të bëjë me mungesën e saj në remiksin dhe të gjitha këto thashetheme që flasin që krejt kjo ka lidhje me ankesat e nënës së saj nuk janë të vërteta.
Në pyetjen se a flisni me Bleron, Dafina tha përshëndetemi normal si përpara.
/L.Gashi/
Kosovapress

YouTube Preview Image
4