Kosova- anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar

May 6, 2009   | Rajoni / Region

fondit-monetar-nderkombetarKosova ka fituar vota të mjaftueshme për anëtarësim në Fondin Monetar Ndërkombëtar. Nga 185 vende anëtare, afro 100 vende kanë votuar për pranimin e Kosovës. Rezultatet e votimit do t’i paraqiten sot Bordit të Drejtorëve Ekzekutivë, ndërsa zyrtarisht do të bëhet i ditur të premten. Në një konferencë për media, Ministri i Ekonomisë Ahmet Shala dje bëri të ditur se anëtarësimi i Kosovës nuk do të ketë drejtpërdrejt pagesë të menjëhershme prej 65 milionë eurosh në FMN duke theksuar se Kosova mund të tërheq kredi të buta nga FMN-ja.

Po ashtu ministri Shala ka deklaruar që Kosova që nga momenti i konfirmimit do të jetë anëtare e barabartë me të gjitha shtetet tjera në FMN. Shala vlerësoi se anëtarësimi i Kosovës në FMN është parakusht për anëtarësim në çdo institucion tjetër financiar ndërkombëtar. Sipas tij anëtarësimi në fond hap dyert për anëtarësim edhe në Bankën Botërore.

RTK