Ari për pëvojën e tij

arjani-per-pervoj0404/05/09 21:07

Adi pyet vajzat, se si mendojnë ato, cfarë e bën Arin tërheqës ndaj femrave? Kjo pyetje me sa duket i vë në vështirësi për tu pergjigjur vajzat, por ngacmimet vazhdojnë edhe nga ana e Qetsorit i cili nxit bisedën. Adelajde hedh idenë për te vënë një bast që pa kaluar gushti Ari do martohet, ndërsa Bjordi shton, se Ari do martohet me një mashkull. Ari me qetësi mban lojën dhe i pergjigjet që edhe mund ta fitojë bastin, por Adela duhet të gjejë me kë? Megjithatë Ari shprehet se i ka kaluar homofobirat, duke qënë se ka pasur edhe shokë homoseksualë dhe se mënyra më e mirë për ta përcaktuar është njohja. Ai ka njohur dhe ka parë shumë dhe tani nuk ka më asnjë kompleks dhe e di mirë se cilit grup i përket. Megjithatë ai i vlerëson homoseksualët për qëndrimin që mbajnë. Ari tregon për veten e tij dhe eksperiencat e ndryshme, që është i prirur drejt lidhjeve serioze dhe shprehet që i pëlqejnë vetëm brunet.