Debati “Bukuria mashkullore”

bukuria-mashkull04-big-brother-albania-204/05/09 18:20

Anjeza, Adi, Qetsori dhe Ari janë ulur në kuzhinë dhe bisedojnë mbi bukurinë mashkullore. Ari është i mendimit se bukurinë një mashkulli ja shton pushteti, madje sipas tij nuk është e nevojshme që një mashkull të jetë i bukur, duket se edhe Qetsori ja mbështet mendimin. Ndërsa Adi thotë se bukuria mashkullore ka nivelet e saj të simpatisë, madje me tepër sukses në jetë kanë tipat se sa bukuria mashkullore. Anjeza është e mendimit se nëse një mashkull do ti ketë të dyja cilësitë do të ishte më mirë, por ky mendim i saj kundërshtohet nga Qetsori, duke thënë se të dy këto cilësi së bashku janë shumë tek një mashkull, duhet të kesh vetëm njërën. Me pas biseda devijon tek respekti dhe frika në lidhje në cift. Anjeza thotë që lidhja me rspekt jeton me gjatë se lidhja me frikë dhe ky mendim pranohet nga gjithë banorët e tjerë. Biseda me pas vijon rreth mentalitetit në lidhje dhe eksperiencave të ndryshme.