Kush e meriton fitoren

kush-meritn-fitoren0404/05/09 22:00

Të gjithë banorët të mbledhur në sallon, bisedojnë dhe hamendësojnë se kush mund të fitojë cmimin e madh. Ari thotë që për mendimin e tij duhet ta fitojë më i miri. Mimoza pyet të tjetrët nëse do të jetë njeri prej djemve apo vajzave që mund të fitojë. Ajo vetë mendon se mund ta fitojë njëri prej djemve, Anjezës i shkon mëndja tek vetja e saj dhe Adi e mbështet. Ari thotë se i druhet Mimozës sepse sipas tij ajo ka mbështjen e popullit të Kosovës. Këtu Mimoza reagon e druajtur se për këtë arsye të tjerët mund ta nxjerrin në kandidim. Adi nxit bisedën dhe pyet se përse nuk mund ta fitojë Adela? Por Ari thotë se nuk i druhet Adelës, duke thënë se ajo tashmë e ka ezauruar misionin e saj, ka bere më shumë se c’pritej dhe cmimi i madh do të ishte i tepërt. Ai i druhet edhe Bjordit, me arsyen se adoleshentet janë ndjekëse të rregullta të spektaklit dhe Bjordi është i preferuari i tyre. Vijon reagimi i Adelës duke thënë se Ari nuk mund ta dijë nëse ajo e ka përfunduar misionin e saj ose jo.

6