Moza dhe Anjeza : Mund të jetë java e fundit

 

anjezamoza-5maj-big-brother-albania-205/05/09 01:39

Moza dhe Anjeza diskutojnë për kohën që kanë kaluar në shtëpi. Për Mozën, nuk mund të llogaritet kohëzgjatja e qëndrimit të saj sepse mund të përfundojë këtë të shtunë apo mund të qëndrojë dhe javën tjetër. “Dua të kënqem në maksimum këtë javë”- mendon ajo. Anjeza tregon se vetëm kur ka menduar për familjen dhe e ka ndjerë mungesën e tyre, kanë qënë momentet kur është mërzitur në shtëpi, ndërsa gjatë gjithë pjesës tjetër të kohës ia ka kaluar shumë mirë. Ajo shton për Mozën se në momentin që i ka hyrë letra nga Poli, e ka parë atë si Mozën e vërtetë, pasi ajo nuk kishte treguar për lidhjen me të më parë dhe e ndjente rëndesën e mostregimit, e që më pas u ndje më e lehtësuar. Moza mendon se njeriu e lëshon veten që ta kapë mërzia, ashtu sic i ndodhi dhe asaj para dy javësh, por që e mori veten shumë shpejt, sidomos pas dedikimit të atyre fjalëve nga Poli, që i dhanë shumë zemër.