Banorët: Lidhja e Adelës është lojë ?!?!

bjordi-dhe-adela-big-brother-albania-2-liveBjordi, Adelës: “Kur ta kuptosh, do vish të më kërkosh falje”

Bjordi vazhdon të jetë i mërzitur dhe qëndron i vetëm në kopsht. Ajo i shkon pranë, por ai e refuzon shoqërinë e saj. Adela i kërkon që të mos përkëdhelet kaq shumë dhe i thotë të futet brenda në shtëpi. Bjordi nuk pranon dhe i thotë se do ta kalojë natën i vetëm në kopsht. “Dua të bëj ledhe”, përsërit ai fjalët e Adelës. Adela ia kthen se ai vërtet po përkëdhelet, sepse i bën gabimet vetë e më pas mërzitet prapë vetë. Bjordi i kërkon të largohet nëse ajo vazhdon t’i thotë këto fjalë, duke e bërë të ndjehet keq. Adela i përgjigjet se ajo përpiqet që sa herë ai nuk ndjehet mirë, ta bëjë të ndjehet më mirë. Ajo i thotë se ai nuk e do afër kur nuk ndjehet mirë dhe se nuk vlerëson asgjë nga ato që bën ajo për të. “Ti nuk e ke idenë për çfarë po flet dhe kur ta kuptosh, do vish të më kërkosh të falur”, ia kthen ai. Bjordi i thotë se ajo e ktheu bisedën në anën e vet, ndërkohë që ai ia shpjegoi përse. “Ti më bërtite për atë veprim, kur nuk e ke idenë se përse e bëra”, i thotë ai. Bjordi i flet disa fjalë në vesh dhe Adela i thotë se nuk e dinte që kjo gjë ishte kështu dhe ndaj u soll në të tillë mënyrë. Bjordi i thotë se ajo i mendon gjithnjë gjërat keq, pastaj e pyet se si janë në të vërtetë. Adela i kërkon të falur dhe largohet, ndërsa Bjordi vazhdon të qëndrojë i vetëm në kopsht.

Ari: “Bjordi duhet të dalë në pah, jo të fshihet pas Adelës”

Ari, duke qëndruar në kopsht me Qetsorin, i thotë që mendon se të shtunën do dalin 5 banorë në kandidim dhe shton: “Do dal unë”. Ai, duke parë Adelajdën, e cila po lahej në pishinë, i thotë: “Zyshe, gëzoji këto ditë”. Sipas tij, nëse do dilte Adelajda, do kishin mundësi të shikonin dhe Bjordin, pasi ai fshihet pas saj. Ajo e kundërshton, duke i thënë që nuk ka pse të dalë ajo që Arjani të njohë Bjordin. Ai shton: “Nëse ikën ti, ai bie në depresion”. Adelajda mendon se ai i thotë këto gjëra pasi nuk dëshiron që të dalë Mimoza dhe Qetsori. Qetsori i thotë Arjanit: “Nëse të pyet Arbana të shtunën, se kush dëshiron të dalë nga tre të kandiduarit, çfarë përgjigje do i japësh”? Arjani thotë që për të janë njësoj të tre banorët dhe shton: “Mendoj që Bjordit i bën mirë java e fundit vetëm”. Arsyeja se pse mendon kështu, është për faktin që Bjordi duhet të dalë më në pah, pasi, sipas tij, ai mund të jetë banori që mund ta fitojë dhe duhet të tregojë më shumë. Arjani vazhdon e diskuton për të, duke thënë se çdo banor ka momente që acarohet, ndërsa ai jo. Sipas tij, kjo gjë vjen nga fakti që ka Adelajdën, me të cilën puthet. Arjani shton: “Ai e amortizon stresin, ndërsa ne e mbledhim”. Ai e shikon Mimozën si konkurrente të fortë për finale, pasi ka mbështetjen e Kosovës. Sipas tij, ajo nuk e meriton të fitojë, pasi ka banorë të tjerë të cilët e meritojnë më shumë. Qetsori e mbështet mendimin e tij. Ai bën shaka me Adelajdën, duke i thënë që ndërroi mendje dhe uron që të dalë Mimoza. Sipas tij, për sa kohë Bjordi qëndron me Adelajdën, ai humb individualitetin e tij.

Banorët: Lidhja e Adelës është lojë?

Banorë qëndrojnë në kopsht, duke diskutuar për jetën brenda shtëpisë. Arjani thotë që, sipas konceptit të tij, për të parë se kush është më i miri duhet të bësh një analizë të vetes krahasuar me të tjerët. Ai mendon që është më i miri. Adelajda thotë që ajo nuk mendon të njëjtën gjë për veten e saj. Sipas tij, nëse e shikon veten individualisht, secili mendon për veten që është më i miri, por individualitetet duhet të përballen për të kuptuar. Ai thotë: “Unë nuk jam tendencioz, por në këto 10 ditë që na kanë ngelur, mendoj të bëjmë pak debat”. Adelajda është pro debateve, por nuk pranon kur ato bëhen për jetën private. Ai i thotë që me hyrjen në “Big Brother”, ajo ka implikuar dhe jetën private. Ajo thotë që është koshiente për këtë gjë, pasi si ajo, ashtu edhe Bjordi, janë të dy konkurrentë. Adi ndërhyn duke i thënë: “E vetmja gjë që mund të sulmojnë është fakti që lidhja juaj është lojë”! Adelajda shprehet e hapur ndaj një debati të tillë. Sipas saj, çdo person që vë në dyshim lidhjen e saj dhe ka argumente, mund të përballet me të. Qetsori ndërhyn, duke thënë se nëse nuk ka qenë lojë, kjo do duket në qoftë se ata do jenë bashkë edhe kur të dalin jashtë. Arjani mendon që lidhja e tyre nuk është lojë, por vë në dyshim jetëgjatësinë e saj, duke e lidhur me karakteret e tyre. Qetsori mendon që nuk është keq nëse ata diskutojnë për këtë gjë. Adelajda i thotë që është dakord me të, por vetëm nëse personat kanë argumente. Adi thotë që loja dyshe është e fortë dhe këtë gjë e mendojnë të gjithë, pasi është marrë si arsye nominimi. Adelajda mendon që kjo formë loje ndihmon për të ecur përpara, por jo për ta fituar “Big Brother”-in.

7