Bjordi dhe Adela : Ti ke dhënë diçka, kurse Moza vetëm është parë në pasqyrë

mimoza-big-brother-albania-2-liveAdela është e shqetësuar se si do përfundojë kjo javë. Ajo analizon lojën që ka bërë deri tani dhe se çfarë i ka dhënë publikut, por njëkohësisht edhe atë të kundërshtarëve të kësaj jave. Ajo mendon se çfarë kishte për të dhënë, e ka dhënë dhe se misioni i saj mund të ketë mbaruar. Për Mozën ajo thotë se ka gjithë Kosovën që e mbështet dhe se kohët e fundit ka filluar të japë më shumë nga vetja. Bjordi, i cili përpiqet t’i japë kurajo, i thotë se të paktën ajo ka dhënë diçka, ndërsa Moza nuk ka dhënë asgjë përveçse ka qeshur e është parë në pasqyrë, duke i parë gjërat nën këndvështrimin e një fëmije. Ai mendon se edhe njerëzit në Kosovë nuk do jenë jo-objektivë, që ta përkrahin Mozën vetëm se ka lindur aty, por do përkrahin Adelën për çfarë ka bërë. “Ti ke vuajtur e po vuan në këtë shtëpi dhe lodhja jote do të vlerësohet”, i thotë ai. Adela i thotë se kur dëgjon Bjordin nga njëra anë, ndjehet mirë, por kur dëgjon fjalët e Arit që i thotë se misioni i saj ka mbarur, i duket sikur asgjë nga ato që donte të bënte nuk është bërë. Ajo shprehet se nuk ka ardhur vetëm për veten, por edhe për ata njerëz që janë si ajo. Sipas saj, qëllimi ishte që të ndryshonte dhe t’ua përcillte këtë mesazh edhe të tjerëve, por ka nevojë për një konfirmim që ia ka arritur qëllimit. Bjordi i thotë se asaj i duhet një konfirmim nga njerëzit që i qëndrojnë afër, gjë që e ka marrë, ndërsa për të tjerët nuk duhet të presë, sepse atyre nuk u intereson kjo që po bën ajo, pasi mendojnë për lojën e tyre. Për të tjerët që janë jashtë shtëpisë, opinionin publik, çdo gjë do të duket kur të dalin nga loja.

8