Takim i ministrit të ekonomisë, z. Fatmir Besimi me kryetarin e Komunës se Ulqinit z.Gëzim Hajdinaga
Ministri i ekonomisë, zotëri Fatmir Besimi, sot në hapësirat e Ministrisë së ekonomisë realizoi takim me kryetarin e komunës së Ulqinit, zotëri Gëzim Hajdinaga.
Qëllimi i këtij takimi ishte informimi i ndërsjellë për mundësitë e ofruara nga këto dy vende në interes të thellimit të marrëdhënieve bilaterale, veçanërisht në fushën e turizmit, si segment i rëndësishëm për të cilën të dy palët shprehën interesim, nga e cila rrjedhin një numër i madh i aktiviteteve të përbashkëta.
Z. Hajdinaga gjatë takimit informoi për mundësitë e shumta që dalin nga ky qytet bregdetar tashmë me nje tradite shumevjecare turistike sidomos ne kete periudhe ku po ndihet prekja e krizes globale financiare. Ai theksoi lehtesimet e çmimeve turistike nga 20% deri me 30%, sigurinë dhe traditat që ofron Ulqini si destinacion turistik, duke u bazuar në njërën nga projektet më të mëdha turistike investuese që realizon kjo komunë, i cili është i ndare ne tre lokacione edhe ate Plazhi i madh; Valdanos si dhe Ishulli Ada.
Ne kuadër të këtij projekti z.Hajdinaga ne bisede e siper shprehi interesimin edhe per mendim profesional nga ana e ministrit Besimi duke mare parasysh sektorin e turizmit qe mbulon Ministria e ekonomise.
Ne anen tjeter ministri Fatmir Besimi theksoi rendesine e takimit te sotshem, perparimin e turizmit dhe promovimin cilesor te vlerave kulturore dhe natyrore si nje nder temat aktuale dhe nje nder prioritet e Ministrise se ekonomise. Ai përuroi nismën e ketij projekti duke theksuar se me realizimin e investimeve të tilla hapen mundesi per dizajnimin e projekteve te shumta per te gjitha shtresat e turisteve madje edhe te turizmit ekskluziv por dhe njekohesisht permiresohet edhe vet imazhi i qytetit i cili e realizon.