Adelajda dhe Bjordi : Ti i mendon vetë, pa pyetur

adela-me-bjordin-6maj-2-big-brother-albania-206/05/09 02:10

Bjordi vazhdon të jetë i mërzitur dhe qëndron i vetëm në kopësht. Adela i shkon pranë, por ai e refuzon shoqërinë e saj. Adela i kërkon që të mos përkëdhelet kaq shumë dhe i thotë që të futet brenda në shtëpi. Bjordi nuk pranon dhe i thotë se do ta kalojë natën i vetëm në kopësht. “Dua të bëj ledhe”- përsërit ai fjalët e Adelës. Adela ia kthen se ai vërtetë po përkëdhelet sepse i bën gabimet vetë e më pas mërzitet prapë vetë. Bjordi i kërkon të ikë nëse ajo vazhdon t’i thotë këto fjalë, duke e bërë të ndjehet keq. Adela i përgjigjet se ajo përpiqet që sa herë ai nuk ndjehet mirë, ta bëjë të ndjehet më mirë. Ajo i thotë se ai nuk e do afër kur nuk ndjehet mirë dhe se nuk vlerëson asgjë se cfarë bën ajo për të. “Ti nuk e ke idenë për cfarë po flet dhe kur ta kuptosh, do vish të më kërkosh të falur”- ia kthen ai. Bjordi i thotë se ajo e ktheu bisedën në anën e vetë, ndërkohë që ai ia spjegoi se përse. “Ti më bërtite për atë veprim kur nuk e ke idenë se përse e bëra”- i thotë ai. Bjordi i flet disa fjalë në vesh dhe Adela i thotë se nuk e dinte që kjo gjë ishte kështu dhe ndaj u soll në të tillë mënyrë. Bjordi i thotë se ajo i mendon gjithnjë gjërat keq, pastaj e pyet se si janë në të vërtetë. Adela i kërkon të falur dhe largohet, ndërsa Bjordi vazhdon të qëndrojë i vetëm në kopësht.

1