Antoneta : Njëshi mbetet njësh

bio-me-mamin10-big-brother-albania-210/05/09 12:49

Bjordi ka përfituar për të bërë një shtëtitje në kopësht me mamin e tij dhe për të biseduar me të. Bjordi është i shqetësuar dhe ajo e vë re këtë gjë tek ai. Duke qënë java e fundit e lojës ajo e këshillon që ai të përqëndrohet pak më shumë tek vetja. Ai i thotë që në këtë pikë nuk ka alternativë tjetër përvecse të përqëdrohet tek vetja. Ajo i thotë që po mundohet t`i krijojë kushtet që mos t`i mungojë asgjë kur të dalë jashtë. Sipas saj njerëzit jashtë presin shumë nga Bjordi ndaj ai duhet të vazhdojë ende të japë brenda shtëpisë. Ai i thotë që e ka bërë këtë gjë dhe shton:-“Unë dy muaj e gjysëm kam qënë Bjordi!” Ajo e krahason fitoren në “Big Brother” me sportin e notit dhe thotë:-“Njëshi mbetet njësh!” Sipas saj ai duhet të eci me një objektiv dhe duhet të luaj të gjitha gurët në dispozicion.