Bjordi : Po dola do të marr me vete

bio-dhe-adela09-big-brother-albania-209/05/09 15:57

Bjordi i thotë Adelajdës që do mendojë për të shpikur dicka dhe i thotë që dhe ajo të mendoj për të njëjtën gjë. Ajo e pyet :-“Nuk ke me cfarë të merresh?” Ai i thotë që jo dhe shton që do gjej shpikjen më të bukur në botë.  Ajo i thotë që më mirë të merret me të pasi nuk i dihet nëse do qëndrojë ende në shtëpi, por ai nuk duhet të rri i mërzitur. Ai nuk e pranon që është i mërzitur, por ajo e kundërshton duke i vënë në dukje faktin që ai nuk i ka folur askujt nga banorëve që në mëngjes. Ajo i thotë:-“Po dola do të marr me vete, do të fus tek valixhja!” Ai i thotë :-“Ku i dihet se cfarë do më bësh kur të dalim!” Ajo e pyet se për cfarë e ka fjalën dhe ai i thotë me shaka që ajo do e “rrahë”, do e “stresoj”. Ajo i thotë që ai nuk rri dot një orë pa të dhe nuk e streson. Adelajda vazhdon duke e ngacmuar se pse ai nuk e pranon faktin që nuk rri dot pa të. Ai i thotë që nuk është e vërtetë dhe ulet duke i rënë pianos.