Kosovë-Mali i Zi marrëdhëniet diplomatike deri në verë
Marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi në nivel ambasadorësh mund të vendosen muajve të ardhshëm, ka paralajmëruar mbrëmë kryetari i Parlamentit malezez Ranko Krivokapiq.
“Ekzistojnë shumë arsye që kjo të jetë edhe para verës. Ne presim një numër të madh turistësh nga Kosova, të cilëve u duhet shërbimi tyre diplomatik dhe konsullor. Nga ana tjetër, ekziston edhe diçka në të cilën ka insistuar Presidenti i Malit të Zi, e ky është fakti se malazezët duhet të identifikohen nëpërmjet Kushtetutës së Republikës së Kosovës, por është fakt se ekziston edhe një numër madh i refugjatëve në Mal të Zi, statusin e të cilëve duhet rregulluar”, ka thënë Krivokapiq për një televizion malazez.
Edhe lideri i Unionit Demokratik Shqiptar Ferhat Dinosha citohet të ketë thënë mbrëmë se marrëdhëniet e plota diplomatike me Prishtinën duhet të vendosen deri në verë. Ai pritjen e tillë e mbështet në interesin konkret të Malit të Zi dhe në stablitetin e rajonit.
QIK