Këshillat e Antonetës

kritika-adeles12-big-brother-albania-212/05/09 17:06

Antoneta përfiton nga rasti që është vetëm me Bjordin për të diskutuar për Adelajdën. Ajo i thotë që e ka mbështetur Adelajdën dhe i ka dhënë një shans për ta njohur më mirë. Sipas saj fakti që tregohet pak “e fortë” me të është se do që ta njohë më mirë Adelajdën dhe qëllimet e saj. Ajo i thotë që nuk do ndërhyjë asnjëherë në lidhjen e tyre dhe shton që ka dëshirë që fjala e saj të dëgjohet. Me to bashkohet dhe Adelajda dhe diskutojnë për spetaklin e një nate më parë. Bjordi i thotë Adelajdës që ajo ka aftësi shumë të mira për të prezantuar. Antoneta e këshillon për tonalitetin e zërit të saj. Ajo i thotë që duhet të përjashtojë disa fjalë nga fjalori i saj dhe ta ëmbëlsojë më shumë zërin e saj në biseda . Adelajda i thotë që gjithmonë nuk ka dashur të ofendojë asnjë , por gjithmonë ka bërë shaka. Ajo e falenderon për këshillat e saj .