Loreta Kacka – Lori këto ditë në SHBA

May 14, 2009   | Lajmet / Vijesti

loreta-kacka-loriLori, si zakonisht frymëzuese me pamje dhe shikimin e thellë dhe depërtues vazhdimisht tërheq vëmendjen e publikut. Kështu ndodhi edhe gjatë kohës kur po zhvillonim këtë intervistë në ‘Grand’, me ç’rast një klient i rastit madje i këndonte zëshëm këngët e Lorit. Lori, natyrisht se për një moment doli nga modestia dhe sytë e saj u shndërruan në një oqean të kthjellët. Si për koincidencë, Lori këto ditë do të përshkojë Oqeanin Atlantik për të arritur në SHBA, ku do të qëndrojë një kohë…
Lori, jeni mysafire e shpeshtë e diasporës sonë në perëndim. A keni përfitime të mëdha nga këto udhëtime?

Lori: Me thënë të drejtën, ka përfitime përderisa udhëtoj, mirëpo shpenzimet nganjëherë janë më të mëdha se përfitimet, duke llogaritur gardërobën, paraqitjen, realizimin e këngëve dhe videoklipeve…

Njiheni si këngëtare e lazdruar, në skenë. Madje, mund të thuhet se jeni paksa edhe provokative në skenë?

Lori: Nuk e di, a jam vërtetë…Jo, se jam e lazdruar, por se është stili im. Mundohem të jem sa më origjinale dhe sa më afër publikut. Ndërsa, për provokative…ndoshta dukem.

Sytë e tu të kaltër joshin shumë fansa. I besoni dashurisë në shikim të parë?

Lori: Varet, nuk e di, nuk më ka ndodhur ndryshe.

Edhe veshjen e keni shumë ekstravagante. Madje, ka patur raste kur keni dalur në skenë e veshur me shallvare, të cilat të rrinin shumë bukur?

Lori: Asnjëherë nuk mendoj se jam e tepruar dhe veshka ime varet nga vendi se ku këndoj. Pikërisht, shallvaret i kam veshur në programin festiv të Vitit të Ri, ku janë përshtatur me këngën, sepse qëllimi im është që veshja të përshtatet ne atë që këndoj. Njëkohësisht, ju falënderoj për komplimentin.

E keni gjetur njeriun e zemrës, apo prisni që tjetërkush t’ju gjej juve?

Lori: Normalisht që pres, që dikush të më gjej mua…

Lori, është shkurtesë e emrit tuaj, një shkurtesë e gjetur, e goditur?

Lori: Besoj që po…

E keni goditur ju profesionin, apo keni ëndërruar ndonjë profesion tjetër?

Lori: Unë gjatë gjithë jetës sime kam preferuar këtë profesion që e kam dhe mendoj që është zgjidhja e duhur. Gjithashtu, dua të falënderoj të gjithë publikun, diasporën, fansat e mi të cilët më ndjekin kudo që këndoj.

Në një intervistë keni theksuar se, djali juaj (i ëndrrës) duhet të vuajë shumë për ju?

Lori: fakt, nuk e di se kush e ka thënë këtë, sepse na ndodh që shpesh në intervista lexojmë fjalët që nuk i kemi thënë kurrë. Mbaj mend që kam thënë në një intervistë me humor, që djali im do të çmendet pas meje, duhet ët më dojë çmendurisht, gjithnjë me humor…

Pse jeni kaq e ‘pamëshirshme’?

Lori: Nuk jam e ‘pamëshirshme’, madje jam shumë më e mirë se sa që duhet.

Si e kuptoni xhelozinë, si sëmurja apo dashuri?

Lori: Unë mendoj që ka xhelozi të sëmurë dhe xhelozi që duhet të jetë e patepruar. Sepse pa xhelozi, s’ka as dashuri.

A jeni bërë ndonjëherë xheloze?
Lori: Patjetër, por pa e tepruar.

Domethënë, nuk keni dashuruar ende (marrëzisht)?

Lori: Mendoj se jo.

Kur do ta nxirrni albumin e radhës?

Lori: Albumi ka dalë në fillim të vitit, në diasporë ka dalë në mars, titullohet “Dua”. Këto ditë janë lansuar edhe dy videoklipe të mia, “Kënga në mesnatë” dhe kënga popullore “Keq”.

Sigurisht që këngët janë lirike?

Lori: Albumi është përmbledhje e këngëve të mia më të mira. Ka edhe pesë këngë të reja që janë të zhanreve të ndryshme.

Intervistoi: Gazmend Kajtazi

Telegrafi

YouTube Preview Image