Hajdinaga priti Ministrin e kulturës-sportit dhe mediave z. Branisllav Miqunoviq

May 15, 2009   | Lajmet / Vijesti

gzim-hajdinaga_ministar_branislav-micunovic_ulcinj_crna-goraSot në Ulqin qendroi për vizitë pune Ministri i kulturës, sportit dhe mediave z. Branisllav Miqunoviq.
Fillimisht ai u takua me Kryetarin e Komunës së Ulqinit z. Gëzim Hajdinaga.
Bashkëbiseduesit preken një sërë temash që kanë të bëjnë me kulturen dhe sportin, ndërkohë që u ra dakort që sa më parë të përgatiten temat prioritare e Ministri Miqunoviq u shpreh i gatshëm që në një të ardhme të afërt të qëndrojë në Ulqin, e detalisht të flitet dhe të analizohet sejcila nga to.
Nga ana tjetër Kryetari Hajdinaga kërkoi mbështetje më të madhe nga ana e Ministrisë për projektet tona siç është Festivali tradicional ’’Skena Verore’’, ’’Festivali i Fëmijëve’’,  ’’Panairi i Librit’’ etj. Këtë siç nënvizoi z. Hajdinaga jo vetëm se kemi të bëjmë me manifestime tradicionale, por edhe për shkak të specifikave të qytetit ku ata zhvillohen.
Më pas, Ministri Miqunoviq dhe Kryetari Hajdinaga vizituan shtëpinë botuese ’’Plima’’.
Kjo, vizitë dhe të tjerat që priten të realizohen në qytete të tjerë kanë për qëllim njoftimin më për së afërmi me këtë materie në prag të përgatitjes së ligjit perkatës që do të jetë ne diskutim publik.

Municipality of Ulcinj / Ulqin – Montenegro
Arsllan Hajdinaga


YouTube Preview Image