Qetsori dhe Adi : Për banorët e larguar

 

adi-qetsori-per-banoret13-big-brother-albania-213/05/09 23:00

Qetsori me Adin të ulur në kopësht flasin rreth banorëve të larguar. Të dy ngrenë lart vlerat e Dritanit si njeri. Për Adin ai ishte djalë perfekt dhe i kompletuar. Qetsori pyet për Biken nëse ka filluar punë në polici? Adi thotë që Bika të le në burg dhe hedh celsat. Të dy janë të mendimit se Bika e ka perfaqsuar mirë Lazaratin. Për Anin janë të mendimit se tashmë është bërë personazh i njohur dhe ka për të pasur shumë punë nëpër dasma. Adi e pyet mbi marrëdhëniet e Qetsorit me Arjonin. Ai i thotë se me Arjonin kanë pasur marrëdhënie normale, aleanca është parë kur kanë kandiduar banorët e tjerë. Qetsori flet për dyshimet e tij në lidhje me Anjezën. Ato flasin edhe për Junën, aftësitë e saj në lojë por edhe si pianiste.