Big Brother Albania 2, Anjeza, Intervista

anjeza_big-brother-albania-2-liveAnjeza jashtë “Big Brother 2”

Më thoni Arjoni, ju them romancë

Anjeza si ndihesh?

Më kishte marrë malli për botën time jashtë BB, për familjen time, miqtë mi dhe gjërat e mia të përditshme. Kam një ndjesi të mirë, e cila ndoshta më vjen nga reagimet pozitive që marr jo vetëm nga të afërmit e mi, por edhe nga njerëz të thjeshtë që takoj kudo. Tani po e shoh vetë njohjen që të jep kjo reality show.

Anjeza e “vogël”, por me përvojën e jetës mbi supe. A mendon se në atë shtëpi kishte banorë apo banore, pak të llastuar?

Nuk mund t’i ndaj banorët e asaj shtëpie në të llastuar ose jo. Kategoria e ndarjes që mund të përdor është: të vërtetë dhe të pavërtetë.

Për çfarë do të doje të kujtoheshe në këtë lojë?

Për vërtetësinë time.

Po të them Arjoni, ti çfarë më thua?

Romancë.

Ke menduar ndonjëherë se ti e do pak më shumë sesa të do ai?

Mendoj se pëlqehemi njësoj.

Si ishte takimi mes jush pas spektaklit, si takimi i një çifti apo i dy njerëzve që po vazhdojnë të njihen?

ë dyja bashkë, si takim i një çifti dhe i dy njerëzve që do vazhdojnë të njihen.

A është Arjoni tipi i mashkullit, me të cilin mund të ishe fejuar?

Normalisht unë nuk krijoj modele në mendjen time, të cilave duhet t’ju përmbahem kur njoh dikë, apo kur krijoj një miqësi të re. Sipas mendimit tim, simpatia është e pakornizuar, ajo mund të vijë edhe nga një veprim fare i rëndomtë, nga një fjali e zgjuar apo nga dy sy interesantë.

njeza, kush ishte lojtari më i fortë këtë edicion?

Arjoni ishte një lojtar i fortë, kjo ishte edhe një nga gjërat që më tërhoqi tek ai. Gjithashtu, mund të vlerësoj Qetsorin, i cili ka dhënë maksimumin.

Kush luante pastër dhe kush “pisët”?

Nuk më pëlqen të paragjykoj askënd. Të gjithë kanë luajtur për një qëllim, fitoren e një shume të konsiderueshme të hollash që për secilin nga ne nuk kanë vetëm vlerë monetare, por edhe njerëzore. Secili nga ne u përpoq ta fitonte këtë trofe, për të ndryshuar diçka në jetët tona dhe të afërmve tanë. Unë persona lisht kërkoja të krijoja një jetë më komode për mamanë time, e cila ka sakrifikuar gjithë jetën e saj për të më rritur mua dhe motrën time.

Tani që dole besoj ke mësuar që Adela po përflitet shumë, po komenti yt për këtë vajzë që e njohe nga afër cili është?

Fakti që përflitet, nuk krijon asnjë efekt tek unë. Brezi im e ka tejkaluar këtë kompleks që vazhdon ende të qarkullojë në shoqërinë shqiptare. Shpresoj që Adela pas gjithë këtyre javëve në “Big Brother” t’i ketë kapërcyer muret e ndrydhjes

 Po bota e spektaklit të tërheq?

Pa dyshim që po, për aq kohë sa nuk ndikon në mbarëvajtjen e studimeve të mia.

3