Hajdinaga: Së shpejti rruga Shasit me dy traka

May 21, 2009   | Lajmet / Vijesti

asfaltimi-i-rruges-se-shasit_ulqin_mali-i-ziNë muajin shkurt autoritetet lokale të Ulqini kanë intervenuar për sanimin e gjendjes së rrugës Katërkoll – Shas, e cila është në ndërtim e sipër. Me tamponimin që është bërë dhe me shtrirjen e asfaltit me gjansi 5 metrash ose dy traka për ecjen e automjeteve, kjo rrugë tani mundëson qarkullim pa probleme të automjeteve. Banorët e kësaj ane tanimë janë të kënaqur me gjendjen e rrugës, ndërsa nga komuna njoftojnë se është kjo një zgjidhje e financimit të kësaj rruge pasi rruga për Lima në Ulqin dështoj.Por sido si qoft deri në ndërtimin e rrugës Katërkoll – Shas do bëhet me standardet e duhura europiane.
“Deri në rregullimin e plotë të rrugës Katërkoll – Shas , një ekip mobil i Komunës së Ulqinit gjatë stinës së dimrit në vazhdimësi do të kujdeset për mirëmbajtjen e kësaj rruge, do të mbushen dhe do të rrafshohen të gjitha gropat eventuale, me qëllim që kjo rrugë të jetë funksionale”, njoftojnë nga kabineti i kryetarit të Komunës së Ulqinit. Nga ky kabinet, ftojnë banorët e Shasit që të kenë mirëkuptim deri në përfundimin e punimeve në këtë rrugë.
Sipas planit, kjo rrugë do të jetë me gjatësi prej 5,5 kilometra,kurse e gjerë 6,5 metra, me trotuare,por parashihet edhe ndriçim publik dhe sinjalizim.
Ky projekt madhështor do të kushtoj afër 700 mijë euro,kurse mbarimi i punës të  këtij projekti  Katërkoll – Shas parapahet deri në fillim të sezonit turistik lajmron Tehno Put nga Podgorica.

Lajme nga Ulqini

YouTube Preview Image