Serbi, video shokuese, qendra e drejtuar nga Kisha dhunon përdoruesit e drogës

May 22, 2009   | Rajoni / Region

ubijanje-boga-lopatom1Një video shokuese është publikuar në Serbi, që tregon për dhunën e ushtruar ndaj përdoruesve të drogës në një qendër rehabilitimi të drejtuar nga kisha ortodokse. Videoja tregon se si rrihet dhunshëm një pacient nga njerëzit e kishës. Autoritetet po investigojnë mbi këtë video skandaloze, ndërkohë që Kisha Katolike nuk pranon të komentojë pamjet që janë botuar fillimisht nga revista serbe “Vreme”. Priftërinjtë në këtë qendër e kanë pranuar se rrahjet janë pjesë e nevojshme e terapisë per përdoruesit e drogës dhe për këtë është marrë dhe miratimi i prindërve të pacientëve. Version multimedial i ketij lajmi
BEOGRAD- Në serbi është publikuar një video shokuese, që tregon dhunën e ushtruar ndaj përdoruesve të drogës në një qendër rehabilitimi të drejtuar nga Kisha Ortodokse serbe.
Pamjet janë filmuar nga një video amatore dhe janë publikuar në revistën serbe “Vreme”. Në pamje duket qartë se si një pacient qëllohet me një lopatë disa herë. Por dhuna nuk mbaron këtu. Një nga punonjësit e kishës vazhdon ta godasë në mënyrë të pamëshirshme pacientin, duke e qëlluar edhe me shkelma në fytyrë.
Aktualisht autoritetet serbe po hetojnë mbi personat e përfshirë në këtë video, ndërkohë që pamjet kanë bërë xhiron e botës. Qendra e rehabilitimit ndodhet afër Novi Pazar.
Kisha Ortodokse Serbe refuzon të komentojë këtë video, edhe pse duket qartë se në dhomën ku kryhet dhuna, rreth e qark ka ikona kristiane.
Priftërinjtë në këtë qendër e kanë pranuar se rrahjet janë pjesë e nevojshme e terapisë per përdoruesit e drogës dhe për këtë është marrë dhe miratimi i prindërve të pacientëve.
Por një ish pacient tregon se ishte pjesë e terapisë që pacientët të mblidheshin të gjithë në rreth, dhe shihnin teksa njeri prej tyre rrihej dhunshëm nga prifterinjtë dhe stafi tjetër i kishës. Mjetet e dhunës përfshinin cdo lloj objekti që këtyre personave u zinte dora.
Vecanërisht Peshkopi Peranovic, sipas këtij dëshmitari, rrihte me mirë nga të gjithë dhe duart i kishte vazhdimisht me gjak, pasi praktikonte artet marciale. Monitoruesi qeveritar për të drejtat e njeriut, Sasha Jankiovic ka deklaruar se kjo qendër do paditet, duke thënë se ajo që ofron kisha në këtë qender rehabilitimi nuk është terapi por akt kriminal.

(e.n/news24/balkanweb)

YouTube Preview Image
1