Adelina ndez diskon Rinora 4 në Zvicër

May 23, 2009   | Lajmet / Vijesti

adelina-ismajli14Paraqitjet e saja asnjëherë nuk kalojnë nën hije dhe pa u vërejtur. Ngado që shkon bën zhurmë sikur të ishte e lindur për skenë pasi gjithmonë flitet rreth jetës dhe karrierës së saj. E pse mos të flitet pasi ajo sa më shumë kalojnë vitet, duket akoma më seksi dhe mosha si duket nuk i krijon aspak problem.

Nuk kaloi edhe shumë gjatë që nga publikimi i albumit të fundit “Fenix”, ku ajo nuk ndaloi së promovuari atë sa në intervista, por edhe në show të ndryshëm nëpër vendet ku jetojnë shqiptarët. Në kohën që jetojmë tani në këtë krizë financiare, ajo është e stërkënaqur nga shitja e albumit. Planet e saj nuk mbarojnë këtu. Më herët treguam se këngëtarja po përgatitet për një sërë koncertesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me këngëtarin Shpat Kasapi, por jo vetëm atje pasi ata do të vizitojnë dhe do japin koncerte edhe në Kanada, ku për herë të parë marrin pjesë që të dy.

Por jo vetëm kaq, ditë më parë paralajmëruan edhe rreth një dueti të cilin ajo e ka përgatitur me reperin Da Ghost. Nën praninë e shumë simpatizantëve, kënga u promovua në diskotekën “Rinora 4” në Zvicër. Padyshim që do të jetë e pëlqyer nga publiku pasi në të gjenden edhe ritme folklorike që gjithmonë ka pasur në meloditë e Adelinës. Kjo vërehet edhe nga klikimet e para që ka pasur në internet videoja e promovimit. Speciale e asaj mbrëmje ishte vetë Adelina, veshja e saj dhe koreografia. Lëvizje seksi dhe koreografi pak më ndryshe se herët e tjera. Fustani i zi seksi i shkurtër, i dizenjuar enkas për atë promovim shtoi edhe më shumë interesimin e publikut të cilët të kënaqur lëshuan mbrëmjen në orët e para të mëngjesit.

Ky ishte edhe një rikthim i Adelinës në diskotekën “Rinora 4” pas një pauze, për arsye akoma të panjohura. Pas kthimit nga koncertet në Amerikë, ne presim gjëra të reja dhe interesante për publikun nga vetë Adelina. Foto nga mbrëmja dhe atmosfera atje ne i kemi publikuar kësaj rradhe për ju.

YouTube Preview Image