Në Preshevë vritet deputeti i PVD-së, Isuf Azizi

May 23, 2009   | Rajoni / Region

vritet-deputeti-i-pvd-se-isuf-aziziVrasja ndodhi mbrëmë në oborrin e banesës së tij në fshatin Rahovicë të Preshevës. Një person ende i paidentifikuar i ka zënë pritë deputetit të Partisë për Veprim Demokratik në Kuvendin Komunal të Preshevës.
PRESHEVE- Deputeti i Partisë për Veprim Demokratik në Kuvendin Komunal të Preshevës Isuf Azizi, 42 vjec është vrarë mbrëmë
para shtëpisë së tij në fshatin Rahovicë të Preshevës.
Autoritetet policore të Vranjës thonë se Isuf Azizi është vrarë rreth orës 22.30 minuta të mbremjes, në oborrin përballë
shtëpisë së tij. Policia ka nisur hetimet për  të zbardhur ngjarjen e rëndë
Mediat kosovare bëjnë të ditur se Isuf Azizi, babai i pesë fëmijëve ëshë qëlluar nga një person ende i paidentifikuar në oborrin e para shtëpisë së tij. Mediat thonë se autori i ka zënë pritë deputetit teksa po kthehej nga puna në shtëpi
Isuf Azizi ishte drejtor i kompanisë “VALONI PETROL”, dhe mediat bëjnë të ditur se vrasja e tij ka shqetësuar biznesmenët dhe popullatën shqiptare në rajonin e Preshevës.
Isuf Azizi njihej si biznesmen i njohur shqiptare në Kosovën Lindore, njëherësh edhe anëtar i PVD-së. Ai njihej si humanist e bamirës, por edhe si njeriu që i dha kontribut çlirimit të Kosovës.

(s.g/BalkanWeb)

3