Ndahet Çiljeta, gjen të dashur në një pikë karburanti

May 28, 2009   | Lajmet / Vijesti

ciljeta-fest-1

Eshtë ndarë nga i dashuri dhe miqtë e saj më të mirë duan të krijojnë një atmosferë festive për të. Kjo është dhe fabula e klipit dhe këngës më të re të këngëtares Çiljeta Xhilaga. Ka arritur të mbledhë në xhirimet e këtij klipi, miqtë e saj më të afërt si dhe artistë të njohur, duke e shndërruar sheshin e xhirimeve në një festë gjigante dhe shumë miqësore… Do të rikthehet përsëri në këto ditë të nxehta verore me një klip mjaft të nxehtë. Çiljeta, shumë shpejt do të jetë e pranishme në ekranet muzikore shqiptare me një këngë të re që premton të bëhet “hit” veror. Kënga itullohet “Dejavu” dhe tashmë ka përfunduar së regjistruari në studio dhe ka kaluar tashmë në fazën e xhirimit të klipit.

KLIPI

ciljeta-xhilaga1Vajza me rroba banje, djem simpatikë, birra, pishinë dhe një Çiljetë e veshur në mënyrë pikante… Kjo është vetëm një pjesë e asaj që këngëtarja shqiptare do të propozojë në këtë klip, i cili sipas saj, është menduar të xhirohet në bashkëpunim me miqtë e saj më të ngushtë, një pjesë e mirë e tyre dhe artistë të njohur të skenës shqiptare. “Do të jetë një realizim në trajtën e një filmi me personazhe reale, ku janë të pranishëm dhe shumë miq në jetën e përditshme”, – shprehet ajo për sa i përket zgjedhje së personazheve që janë pjesëmarrës në klip. Por, klipi nuk propozon vetëm atmosferë verore dhe figura të njohura të spektaklit, por dhe një subjekt interesant, i cili do ta bëjë dhe më intrigues këtë të fundit. “Fabula e klipit është që unë jam ndarë nga i dashuri dhe miqtë e mi më marrin në telefon në mëngjes për të më lajmëruar që kanë organizuar një festë për mua. Rrugës, duke shkuar për në festë, kam gjatë gjithë kohës dejavu të çasteve të kaluar me të ishdashurin tim. Në një moment, ndaloj në një pikë karburan i për të furnizuar makinën dhe aty kam një takim me shikim me një djalë që punonte aty dhe lind diçka. Më pas, pjesa tjetër zhvillohet në festë, ku prezentë janë të dy djemtë. Ish-i dashuri im i shoqëruar me një vajzë dhe djali që kam njohur në pikën e karburantit. Djali më të cili kam pasur një lidhje, gjatë festës bëhet xheloz për djalin e panjohur me të cilin unë flas… Në fund unë zgjedh të qëndroj me djalin që kam njohur në pikën e karburantit…”, – tregon Çiljeta për sa i përket subjektit që do të ketë klipi i ri.

DJEMTËciljeta-xhilaga3

E gjithë “lufta” për të fituar zemrën e Çiljetës në klip interpretohet nga dy djem vërtet shumë simpatikë. Njëri prej tyre, brun, me karakteristika të një mashkulli latin, ndërsa jetri është një bukuri e një lloji tjetër, biond me sy bojëqielli. Në klip, njëri prej tyre luan rolin e ish-të dashurit të këngëtares seksi, ndërsa tjetri është dashuria që ajo takon në një pikë karburanti. “Dy djemtë që interpretojnë në klipin tim, Flori dhe Kli i, janë dy nga miqtë e mi më të mirë në jetën reale”, – tregon Çili.

ciljeta-xhilaga4PARAQITJA


Si gjithmonë, look-u që ka zgjedhur Çili ka qenë mjaft interesante dhe pikant, ashtu si dhe stina që pritet të vijë. Duke pasur parasysh ngjyrën e errët të flokëve dhe lëkurën e nxirë, ajo ka krijuar një kontrast të dukshëm me një fustan në ngjyrë portokalli të ndezur, i shoqëruar me vathë të gjatë dhe të ndritshëm.
.
.

Bluetooth

YouTube Preview Image