Sori, kandidati për deputet që nuk di programin e PDK

qetsori-bba-pdk-big-brother-albania-2Këto pyetjet që kemi shkruar më poshtë, i janë drejtuar prej disa ditësh, Qetsorit, djalit fitues të BB 2. Në fakt, siç e shihni, janë pyetje pa përgjigje. Pse? Sepse Sorit i janë dukur aq të vështira pyetjet, sa nuk ka arritur t’u kthejë përgjigje.
Por pyetjet nuk kanë qenë të vështira vetëm për Sorin, ato kanë qenë po aq të vështira dhe për anëtarët dhe drejtuesit e PDK-së, të cilët morën përsipër të organizonin takimin e SH2 me Sorin, por më pas, kur lexuan pyetjet e kuptuan që disave prej tyre nuk u jepnin dot përgjigje ata vetë, e jo më Sori.
Në fillim, duke qenë se Sori ishte “i ri” në këtë fushën e intervistave, zëdhënësja e PDK-së mendoi që për të duhet të shkruhej një profil i shkurtër, ku të shpaloseshin më shumë vlerat e tij si politikan i ardhshëm.
Por ne donim ta pyesnim Sorin (meqë është i vetmi nga djemtë e Big Brother që e paska marrë seriozisht listën e deputetëve) nëse e kishte lexuar programin e PDK-së?? Dhe pyetjen nuk e bëjmë ne. E kanë bërë lexuesit e Shekullit online që kur SH2 editoi lajmin se Qetsori ishte futur në listat e PDK-së.
Vërtet, ka arritur dot Sori ta lexojë së paku programin e partisë që do të përfaqësojë? E nëse jo, pse i thotë “po” një oferte të tillë? Ne besojmë se Sori nuk e ka lexuar as programin dhe as ia ka idenë kush janë votuesit e PDK-së. Se për 3 muaj ka qenë në lojë, më pas është nisur direkt drejt Italisë, pastaj, kur ka ardhur ka organizuar festën në Dukat, pastaj takoi edhe kryetarin e partisë. Eh mor Sori, po mos u mërzit. Ka edhe më keq se ty në politikë. Le që po ta pyesësh për program politik, rrezik mbetet në klasë edhe vetë Ndoka, e jo më Sori.
Më poshtë janë 5 nga pyetjet të cilave as Sori, as PDK-ja nuk mundi t’u përgjigjej:

1. Sori, a e keni lexuar programin e PDK-së?
2. Nëse po, çfarë thotë programi i PDK për fenë dhe familjen?
3. Të duket normale kjo tendencë e partive për të marrë kandidatë ish-lojtarë të “BB”-së ?
4. Çfarë mund t’i premtojë 1 personazh televiziv publikut në rolin e politikanit?
5. Ku e mendon Sori veten pas 5 vjetësh, kur të ketë edhe 5 fitues të tjerë të rradhës të BB-se?

Suksese

5