Hapja zyrtare e njërit krah të autostradës Durrës-Kukës-Morinë

May 31, 2009   | Lajmet / Vijesti

tuneli-ne-kalimash-shqiperi-kosoveSot (e diel) mbahet ceremonia festive e hapjes zyrtare të njërit krah të autostradës Durrës – Kukës – Morin, pas shpimit të tunelit të Kalimashit, për të vazhduar më pastaj për në Prishtinë. Të pranishëm do të jenë përfaqësues të lartë të Qeverise së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, të prirë nga kryeministrat Sali Berisha dhe Hashim Thaçi. Hapja e kësaj rruge e cila i ka kushtuar qeverisë shqiptare mbi 1 miliard euro, shkurton afërsinë e Kosovës me Shqipërinë, saktësisht qasjen në Durrës për vetëm 3 orë.tuneli-ne-kalimash

Ceremonia e përurimit të kësaj rruge do të mbahet në mesditë, kur Berisha dhe Thaçi në mënyrë simbolike do të takohen në mes të tunelit të sapohapur të Kalimashit, i cili ka një gjatësi prej 5.6 kilometra.

Sipas agjendës për ceremoninë e sotme Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha fillimisht do të mbërrijë në Thirrë së bashku me një grup prej 20 vetash (përfaqësues të qeverisë dhe kabinetit të tij) që e shoqërojnë.

Ndërkohë që Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe grupi prej 20 vetash (përfaqësues të qeverisë dhe kabineti i tij) që e shoqërojnë do të mbërrijnë në Kukës.

Pikërisht në mesditë Kryeministri i Shqipërisë, Berisha përshkon tunelin, duke hyrë nga Thirra, ndërsa Kryeministri i Kosovës, Thaçi përshkon tunelin, duke hyrë nga ana tjetër, Kukësi.

berisha-duke-kalu-tunelinKështu që takimi i dy Kryeministrave. z. Berisha e z. Thaçi do të bëhet në mes të tunelit, pas shembjes së murit, që do të hapë rrugën për të lidhur dy kahet e tunelit.

Më pastaj, pas pastrimit të zonës nga BEJV, dy kryeministrat dhe grupet që i shoqërojnë do të takohen me njëri- tjetri dhe do të përshkojnë në këmbë 100 metërshin e fundit drejt hyrjeve të tunelit nga zona e Kukës.

Natyrisht do të mbahet edhe konferenca e përbashkët për shtyp e dy kryeministrave, z. Berisha dhe z. Thaçi, në podiumin e ngritur në hyrjen e tuneleve, në zonën e Kukësit.

Siç ju kemi paralajmëruar edhe më herët, Radio-Televizioni Publik i Kosovës do të bëjë transmetimin e drejtpërdrejtë të kësaj ngjarje.

RTK

VIDEO TOP CHANNEL

[flv width=”580″ height=”380″]http://shqiphost.top-channel.tv/18754796/flv/kronika/tuneliBerisha.flv[/flv]

2