Kalldrëmi ulqinak si graniti i Beqirit

May 31, 2009   | Shtypi / Mediji

carshija-e-ulqinit1Kalldrëmi i shtruar në mëhallën e vjetër ulqinake duket se po shkakton probleme të ngjashme të qarkullimit të njerëzve dhe mallrave siç pat ndodhur me shtrimin e granitit të Ismet Beqirit në qendër të Prishtinës.
Pas vetëm 20 ditësh nga përurimi i mëhallës së rinovuar ajo është mbyllur për trafik shkruan gazeta podgoricase Vijesti duke iu referuar partisë ulqinake Forca e cila e ka dënuar ndalimin e qarkullimit të automjeteve në këtë zonë që konsiderohet si arteria kryesore në Ulqin.
“Gjithë këto pyetjet tona do të mbesin pa përgjigje kur dihet sesi funksionon qeverisja komunale në Ulqin pa fare transparencë e cila vjen në shprehje sidomos kur bëhet fjalë për investime të ndryshme”, thuhet në komunikatën e partisë ulqinake Forca sipas së cilës ulqinakët i durojnë këto gjëra por turistët nuk do të durojnë dhe do zgjedhin vende të tjera për ti kaluar pushimet vjetore.
/Telegrafi/Vijesti/


Copacabana Ulqini/Ulcinj