Farsa vazhdon: Nxjerrja në ankand e komunës së Ulqinit

June 1, 2009   | Shoqëria / Društvo

velika-plaza_ulcinj_montenegro-for-saleTani, siç thotë kryetari i këtij këshilli Lluka Gjonoviq, kjo është bërë çështje e nderit dhe krenarisë, e mbrojtjes dhe traditës dhe e ardhmë­risë. Pikërisht kësisoji: nuk ka këtu kurrëfarë politike. Më përpara kemi të bëjmë me ndjenjat, emocionet, dashurinë. Me atë që është më e bukura te njerëzit. Këtë mund ta kuptojnë vetëm ata që e përjetojnë këtë hapësirë dhe ata të cilët në fatkeqësinë e individit shohin edhe fatkeqësinë e vet.
Pas 31 vitesh, historia në Ulqin po përsëritet, por tani si farsë.
Me fuqinë e shtetit është duke vazhduar tentativa e grabitjes së ullishtave të Valdanosit nga pronarët e tyre të vërtetë.
Ndonëse në këtë rast çdo gjë është e qartë si dita me diell, saqë nuk mund të jetë më e qartë, edhe pse e drejta dhe drejtësia qëndrojnë në anën e pronarëve të vërtetë, edhe pse firma e vetme që është paraqitur në tender nuk i plotëson kushtet e tij esenciale, Komisioni i tenderimit i Qeverisë malazeze megjithatë vendosi që loja me Valdanosin të Vazhdojë.
Mirëpo, dita – ditës po vazhdon rezistenca ndaj padrejtësisë që po i bëhet Komunës së Ulqinit dhe kjo është ajo me të cilën nuk kishin llogaritur projektuesit e gjithë kësaj. Ata besonin se çdo gjë do të shkojë lehtë, si të ishte e lubrifikuar, se çdo gjë tashmë është përgatitur me kujdes, se miliardat e premtuara, hotelet magjepsëse dhe mijëra vende të reja pune i kanë narkotizuar njerëzit. Kështu të paktën përpiqeshin t’i bindnin emisarët e tyre nga terreni. Ata llogarisnin: nëse kalon tenderi për Valdanosin, nëse këtë ulqinakët e kapërdijnë si një gotë ujë, nuk do të kenë problem me Plazhin e Madh, me Adën dhe Shasin. Në shikim të parë dukej se vërtetë çdo gjë shkonte sipas planit, sidomos pas heshtjes së parlamentit lokal, i cili heshtë edhe tutje. Dhe kësisoji humbet legjitimitetin, sepse nuk ushtron funksionin e vet themelor: ruajtjen e territorit të komunës. Kur ngritën krye njerëzit e organizuar në “Këshillin për kthimin e ullishtës” u bë tentativë për shpartallimin e kësaj energjie. Por kjo nuk pati sukses, pavarësisht nga të gjitha premtimet, kërcënimet, bindjet dhe marifetet e tjera, në radhën e të cilave bëjnë pjesë edhe të ashtuquajturat rentime të tokës së vet. Mesazhi ka qenë i qartë: nuk pranojmë në asnjë mënyrë dhe me kurrëfarë kushtesh. Tani, siç thotë kryetari i këtij këshilli Lluka Gjonoviq, kjo është bërë çështje e nderit dhe krenarisë, e mbrojtjes dhe traditës dhe e ardhmërisë. Pikërisht kësisoji: nuk ka këtu kurrëfarë politike. Më përpara kemi të bëjmë me ndjenjat, emocionet, dashurinë. Me atë që është më e bukura te njerëzit. Këtë mund ta kuptojnë vetëm ata që e përjetojnë këtë hapësirë dhe ata të cilët në fatkeqësinë e individit shohin edhe fatkeqësinë e vet. Dhe në vend që të tentohet që të gjendet një zgjidhje me njerëzit, përkatësisht të kthehen ullishtet, deri në rrënjën e fundit, Qeveria dhe Komisioni i saj i tenderimit, njëlloj sikurse bixhozxhiu i cili është duke humbur, në orët e hershme të mëngjezit arrit ofertën. Shtiret! Dhe, natyrisht se do të humb.
Më saktësisht, të gjithë ne jemi humbës, por në fund, çka është më e rëndësishmja ullinjtë të cilët pësuan më së shumti gjatë tërë këtyre viteve të tmerrshme, do të jenë në duar të sigurta. Në duar të atyre pronë e të cilëve janë dhe të cilëve u janë marrë në mënyrë të dhunshme dhe mashtruese në vitin 1978.
Nëse më pyetni se kur do të ndodhë kjo, nuk do të mund të përgjigjesha saktësisht. E di vetëm se një vit, dy vite apo pesë vite janë të mëdha në jetërat tona të vogla, por e di me siguri se këta ullinjë janë të vjetër mesatarisht 800 vite, njësoj sikurse e di që ky qytet numëron 2500 vite. Pra, kjo mund të zgjasë akoma, kjo çështje mund të zvarritet, ashtu siç veprohet brutalisht brenda këtyre katër viteve të fundit, por jam i sigurt se kjo nuk mund të vazhdojë gjatë.
Unë e ndiej se qyteti është bashkuar rreth kësaj çështjeje, se siç do të thonin pjesëtarët e dikurshëm të partisë, është arritur uniteti aksional, organizatat joqeveritare dhe intelektualët e pavarur gjithashtu janë duke u rekrutuar në numër gjithnjë e më të madh, diplomatët e huaj po interesohen për këtë rast dhe besoj se ai përfundimisht do të gjendet në rendin e ditës të parlamentit lokal dhe të atij shtetëror, kurse edhe Strazburgu bën punën e vet. Dhe ta dini mirë: derisa qoftë edhe një njeri të thotë që nuk pajtohet që pasuria e tij t’i jetë lënë tjetrit në shfrytëzim apo të jetë shitur, ajo nuk mund të jetë humbur. Gjithashtu është e qartë se njerëzit dhe historia kërkojnë përgjegjësit për këtë gjendje: dhe do t’i gjejnë. Sigurisht!
Së këndejmi, një përgjegjësi e madhe bie mbi të gjithë ata të cilët në çfarëdo mënyre marrin pjesë në proceset e nxjerrjes në ankand të Komunës së Ulqinit.

Mustafa Canka
Koha  Javore

http://www.velikaplaza.info/gallery/video/stream.php?f=Velika_Plaza_movie_Jan_2009.flv