Vesa Luma flet për çmendurite e adoleshences

June 2, 2009   | Lajmet / Vijesti

vesa-luma8Vesa Luma thote se ka pasur nje adoleshence te “cmendur”. Te gjithe sot e njohim ate si kengetare te famshme, por pak dine se Vesa ne adoleshencen e saj ka pasur nje grup muzikor te rokut, ku ajo nuk ka qene vokaliste, por ka lozur ne bateri. Pikerisht ne kete moshe ajo ka korrur suksese te medha

“Kosova Sot”: Si e kujtoni kohen e adoleshences?
Vesa Luma: Koha e adoleshences ka qene koha kur une kam marre vendime per shume gjera. Ne fakt ka qene koha te cilen e kam perjetuar me se shumti, duke qene se kam bere shume-shume gjera, te cilat tani kur i kujtoj habitem per guximin qe kam pasur. Megjithate, asnjehere nuk jam bere pishman, sepse kam qene thjesht nje adoleshente.

“Kosova Sot”: Sa jeni shoqeruar me shoket dhe shoqet. Keni ndonje shok apo shoqe me te cilet jeni shoqeruar me shume?
Vesa Luma: Duke qene se gjate asaj kohe kam hyre ne pune ne televizion, emisioni me te cilin une kam filluar te punoj me ka dhene mundesi te njoh shume njerez. Pothuajse gjate gjithe kohes kam qene e shoqeruar me njerez te ndryshem, dhe kjo me ka dhene shume mundesi te piqem edhe personalisht, por edhe profesionalisht. Me shume shoke me te cilet jam shoqeruar ate kohe, shoqerohem edhe tani.

“Kosova Sot”: Si adoleshente, ku e keni kaluar kohen e lire?
Vesa Luma: E mbaj mend shume mire qe kohen e lire e kam kaluar ne nje qender rinore, ku kishim mundesi te argetohemi me shume gjera. Ne ate kohe u be interneti. Po ashtu, kam pasur nje rok grup, ku une dhe 4 shoqet e klases sime kemi performuar ne mbremje te ndryshme dhe une nuk isha vokalistja e grupit, ashtu sic ndoshta e imagjinoni, por isha bateriste. Kjo ka qene vetem nje nga “cmendurite” e shumta qe mbaj si kujtim shume te bukur te asaj kohe.

“Kosova Sot”: Ku i keni kaluar pushimet?
Vesa Luma: Pushimet ate kohe i kam kaluar me familje, edhe pse kam punuar dhe kam fituar aq sa te mund te kaloj pushimet me shoqeri, pa e obliguar familjen per ndonje gje. Mirepo, kam respektuar vendimin e familjes qe perderisa isha ne nje moshe kritike (edhe pse mjaft e pjekur per moshen qe kisha), nuk duhej te rrezikoja te merrja nje vendim te tille, ku pasojat do te ishin te mundshme.

Te luftosh per ate qe do

“Kosova Sot”: Me cfare problemesh jeni ballafaquar?
Vesa Luma: Edhe pse gjenerata ime ka perjetuat kohen e luftes, tranzicionit, pervec problemeve te tilla, nuk jam ballafaquar me ndonje problem serioz, sic jane ballafaquar disa bashkemoshatare te mi. Ketu e kam fjalen per nje fenomen aktual, i cili lind kryesisht ne ate moshe, e qe eshte droga.E di qe ne ate moshe kjo me eshte dukur shume qesharake apo jo ‘’in’’, por me kalimin e kohes, duke pare ngecjen e tyre ne shume aspekte te jetes kam kuptuar qe ky eshte nje problem shume serioz per te cilin shoqeria duhet te jap maksimumin qe ta parandaloj.

“Kosova Sot”: Si e keni menduar ju nje lidhje dashurie ne ate moshe?
Vesa Luma: Definitivisht jo si tani qe e mendoj. Por, ka shume ngjashmeri. E rendesishme eshte qe ende mendoj se duhet te luftosh per ate qe e do, dhe qe dashuria eshte gjeja me e cmuar qe mund te ta dhuroj Zoti.

“Kosova Sot”: A keni menduar qe mund ta keni kaq fame, te cilen e keni sot?
Vesa Luma: Kam kenduar si femije dhe si femije kam pasur shume ambicie per artin ne pergjithesi, jo vetem per muzike, por gjate kohes se adoleshences kur kam filluar te mendoj me seriozisht per kete gje, nuk kam besuar qe do te kem aq force per te mbajtur nje status te ketille. Me vjen mire qe nuk kam pasur kohe te mendoj a do te jete veshtire apo lehte, sepse vete koha dhe puna me kane sjelle ne kete pozicion.

Krenare per guximin

“Kosova Sot”: Cili ka qene momenti me i lumtur e cili me i hidhur gjate asaj kohe?
Vesa Luma: Me besoni se ka pasur shume momente te lumtura. Ka qene koha e sukseseve te mia me te medha, por ne te njejten kohe nuk jam ndier komplet duke qene se ne ate kohe kam humbur edhe njeriun me te afert, babin tim. Por, une besoj se ai do te ndihej krenar per guximin dhe ambicien time per te arritur sukses.

“Kosova Sot”: Cilet jane dallimet e adoleshenteve te kohes suaj me keta te sotshmit?
Vesa Luma: Nuk besoj se do te ekzistoje ndonjehere dallimi ne mes adoleshenteve ne kohe, sepse kudo dhe me kedo qe kalohet ajo kohe, besoj se do te mbahet mend shume gjate.

/b.zyberi/
Kosova Sot/02.06.09/

YouTube Preview Image

1