Video – Karate Team “Ulqini” i pathyeshëm në Podgoricë

June 3, 2009   | Sporti / Sport

karate-team-ulqini_-ulqini_albulenaKARATE TEAM “ULQINI” MORI PJESË NË DY TURNE NDËRKOMBËTARE TË KARATESË: KUPËN “OMLADINAC 2009″ NË PODGORICË DHE TURNEUN “ZAHIR PAJAZITI “ NË KOSOVË

Karate Team “Ulqini” i përbërë nga karateistët e klubeve “Ulqini” dhe “Albulena”, mori pjesë më 30 maj 2009 në dy turne ndërkombëtare të karatesë: në Turneun e I ndërkombëtar të karatesë “Omlladinac 2009” në Podgoricë dhe në Turneun e IV përkujtimor të karatesë “Zahir Pajaziti” në Orllan të Kosovës.

Karate Team “Ulqini” u shpall më i miri i turneut në renditjen e përgjithshme në Podgoricë, duke fituar 104 medalje në disciplinat individuale dhe në ato ekipore: 30 të arta, 31 të argjendta, 43 të bronzta dhe 4 kupa. Vendi i dytë i takoi Klubit të Karatesë “Buduqnost” të Podgoricës, ndërsa vendi i tretë Klubit të Karatesë “Onogosht” të Nikshiqit.

Edhe garuesi dhe garuesja më e mirë e turneut, si dhe garuesi më i mirë në kategorinë open u shpallën garuesit nga Karate Team “Ulqini”. Titullin garuesi më i mirë e mori Petar Barlloviq, i cili u kurorëzua me 2 medalje të arta dhe 2 të argjendta, garuesja më e mirë u shpall Antigona Rama, e cila fitoi 3 medalje të arta dhe një të bronztë, ndërsa Besnik Adoviqit i takoi titulli i garuesit më të mirë në kategorinë open për juniorë dhe seniorë, pasi që u kurorëzua me 2 medalje të arta dhe një të argjendtë. Të tre këta garues u shpërblyen me nga një kupë, ndërsa kupa kryesore për vend të parë në renditjen e përgjithshme i takoi Karate Team “Ulqini”-t, duke u shpallur kështu klubi më i mirë i turneut.Në këtë garë morën pjesë 19 klube me 500 garues nga Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi.omladinac-open-2009

– Duke pasur parasysh faktin se në këtë turne morën pjesë klubet më të njohura nga Mali i Zi dhe në këtë konkurrencë ne arritëm të jemi më të mirët, natyrisht që jemi shumë të kënaqur – shprehen trajnerët e Karate Team “Ulqini” Naim Duraku, Anell Beganoviq, Mirsad Nasradini, Jasmin Hot, Kujtim Sukaliqi, kryetrajnerët e  klubeve “Albulena” dhe “Ulqini” Agron Ujkashi dhe Ruzhdi Rama, si dhe udhëheqësi i këtij ekipi profesional të trajnerëve Gjorgje Daboviq.

Nga Karate Team “Ulqini” në këtë garë me medalje të arta u shpërblyen këta garues:

Antigona Rama – tri medalje të arta, nga dy medalje të arta fituan Petar Barlloviq, Besnik Adoviq, Jehona Musliq, Radica Dashiq dhe Lindita Hoxhiq, ndërsa nga një të artë fituan Dorian Veliq, Gentian Kaleziq, Nermin Suma, Blendar Kabashi, Shpetim Gjeka, Xhivat Hoxhiq, Gentiana Kuqi, Xhemale Elezi, Angjella Marnikoviq, Sretena Gjuriq, Lulzim Suma, Ardit Astafoviq, Emir Mustafiq, Diamant Rexha, Xheneta Vuçiq, Dardan Ceka dhe Blerim Sukaliq. Përveç këtyre medaljeve këta garues u kurorëzuan edhe me medalje të tjera.

Me nga disa medalje të tjera u shpërblyen edhe këta garues: Ronald Jacoviq, Edisa Shaba, Albulena Ujkashi, Diellëza Rama, Gabriella Junkoviq, Ensar Marshiq, Gabriell Bytyçi, Mark Daboviq, Rexhep Shaba, Edon Ceka, Katarina Kujunxhiq, Xheneta Gjekaj, Leila Lihari, Jeton Luka, Teufik Shurdha, Admir Luka, Blerim Veliq, Edin Kraja, Hana Subrahimoviq, Venesa Nuhi, Ilir Muja, Edmond Aliq, Arta Llazoriq, Adnan Kuqi dhe Enis Shaba.

Në Turneun e IV përkujtimor të karatesë “Zahir Pajaziti” në Orllan të Kosovës Karate Team “Ulqini” mori pjesë me tre garuesë, të cilët arritën të kurorëzohen më 8 medalje -1 të artë, 3 të argjendta dhe 4 të bronzta dhe 2 kupa. Kreshnik Tahiri u kurorëzua me 1 medalje të artë dhe 1 të argjendtë, ndërsa Viktor Curoviq dhe Liridon Elezi u kurorëzuan me nga 1 medalje të argjendtë dhe nga dy të bronzta. Në këtë turne moren pjesë karateistë nga Amerika, Belgjika, Maqedonia, Shqipëria, Kosova, lugina e Preshevës dhe ne nga Ulqini. Skender Tahiri, i cili ishte udhëheqës i ketij ekipi ne ketë garë, shprehu kënaqësinë e tij për rezultatin e arritur dhe falënderon organizatorin e garës Safet Ramadanin, sekretar i Federatës së karatesë së Kosovës, për ftesën dhe mikpritjen.

SHËRBIMI PËR MARRËDHËNIE ME PUBLIKUN I KARATE TEAM “ULQINI”

INTENATIONAL TOURNAMENT”OMLADINAC OPEN 2009″

YouTube Preview Image